7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Këtë javë në DokuKino, dokumentari për SHKA ‘Agimi’ të Prizrenit

Realizuar nga Malbora Krajku të premten, në Doku Kino në Prizren do të shfaqet dokumentari “N’Agim”.

Dokumentari i kushtohet Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi” të qytetit të Prizrenit dhe është realizuar në kuadër të projektit “Heritage Space” të CHwB dega Kosovë.

Dokumentari paraqet videot dhe fotografitë nga arkiva të një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit.

Gjithashtu ‘N’Agim” sjellë tregimet personale të disa nga ish-anëtarëve të shoqërisë “Agimi”, për të zgjeruar më shume rrëfimin për shoqërinë “Agimi”.

Shoqëria Kulturore-Artistike ‘’Agimi’’ është institucioni i rëndësishëm shoqëror i shekullit të fundit, i cili mbrojti dhe përfaqësoi dinjitetshëm kulturën tonë kombëtare, si në planin krijues ashtu në atë riproduktues – me këngët korale dhe vallet tona popullore.

Me formimin e SHKA ‘’Agimi’’, filloi jeta e organizuar dhe e institucionalizuar e spektrit kulturor dhe artistik përbrenda vullnetit amator të shqiptarëve të Prizrenit dhe jo vetëm.

“Heritage Space” është platformë e nisur nga CHwB Kosova që i krijon hapësirë individëve kreativë të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë.

Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit