11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kim Mehmeti merr çmimin e madh të karrierës

Shkrimtari Kim Mehmet është vlerësuar me çmimin e madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit. Shkrimtari është vlerësuar me romanin “Pusi” nga Mapoedition me motivacionin “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin “Pusi” si dhe gjithë veprat e tij letrare”. Më herët Mehmeti pati gjatë këtij panairi dhe promovimin e kolanës së plotë të veprës së tij nga Logos A.

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj për romanin “Ciklopi” me motivacionin :”Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik”. Çmimi për përkthimin më të mirë shkoi për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor e artistik”.

Çmimi inkurajues iu dha dy krijuesve të rinj Iva Nikolli me romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypi me romanin “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho u vlerësua me çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërimin më të mirë nga gjuha franceze i shkoi Ilia Lëngun, për përkthimin e veprës “Të drejtët” nga Albert Camy.

Më Shumë

Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali. I riu shqiptar, babai i një vajze...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit