10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Konferencë ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë

Prof. Dr. Bedri Muhadri, kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i shoqëruar nga anëtari i KD-së, Dr. Sc. Parim Kosova, të premten ka pritur në takim, Rabbi Jack Bemporad, drejtor i Qendrës për Mirëkuptimin Ndërfetar dhe Father Marco Valentini, nga Diocesa Katolike në Romë.

Qëllimi i takimit ishte organizimi në Prizren i një konference ndërkombëtare për tolerancën ndërfetare në Kosovë.
Në këtë organizim nga UPZ u kërkua që të jetë në cilësinë e bashkorganizatorit së bashku me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku pritët të marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Prof. Dr. Bedri Muhadri, kryesues i Këshillit Drejtues të UPZ-së, shprehi nderin dhe kënaqësinë që pret në takim dy personalitete të rëndësishme dhe shprehi gatishmërinë e plotë që edhe UPZ të jetë pjesë e këtij organizimi shumë të rëndësishëm.

Muhadri ndër të tjera i njoftoi mysafirët me të arriturat e UPZ-së dhe programet studimore që ofrohen ku theksoi se në këtë universitet krahas gjuhës shqipe studimet ofrohen dhe në gjuhën turke dhe boshnjake ku ka një harmoni dhe bashkëpunim të mirëfilltë.

Gjatë ditës, mysafirët kanë vizituar edhe Qendrën Historike në Prizren, në këtë kuadër edhe Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit