10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Konkurs për bursa për studentët nga komuna e Rahovecit

Provimi-pranus-per studentTrashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror, ka hartuar Planin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit.

Ky plan është hartuar në kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në shtatë komuna të ndryshme të Kosovës. Një nga prioritetet e këtij plani në Komunë të Rahovecit është edhe projekti “Stimulimi me bursë për studentë të Komunës së Rahovecit në fushën e trashëgimisë kulturore”, për të cilën shpallet:
KONKURS PËR BURSA
Bursa universitare ndahet për vitin akademik 2014-2015 për studentët e Komunës së Rahovecit të studimeve themelore (bachelor) dhe atë në drejtime që kanë lëndë të trashëgimisë kulturore, si: Antropologji, Arkeologji, Arkitekturë, Etnologji, Histori, etj.
Për fitimin e bursës universitare studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Të jenë studentë të rregullt të universiteteve publike në Kosovë;
Të jenë studentë të vitit të dytë e më lart;
Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 8.50.

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e mësipërme duhet t’i paraqesin këto dokumente:
Letër motivimi për interesim të studentit në lëmitë e trashëgimisë kulturore (maks. 1 faqe A4)
Certifikatën e vitit të regjistruar akademik 2014-2015, duke cekur:
a) se është student/e i/e vitit të dytë e më lart
b) notën mesatare gjatë studimeve
c) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve
Certifikata e notave (origjinale)
Kopja e indeksit me të gjitha provimet e dhëna
Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm nga Komuna e Rahovecit
Kopja e letërnjoftimit
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i projektit dhe numrit të studentëve të përzgjedhur që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës. Studentët që janë në marrëdhënie të përhershme pune nuk mund të jenë përfitues të bursës. Bursat ndahen për afatin kohor: 01.09.2014 deri më 30.06.2015 (për dhjetë muaj). Të gjitha dokumentet e kompletuara duhet të paraqiten në zyren e CHwB-së në Kosovë në një zarfë të mbyllur me mbishkrim BURSA RAHOVEC në adresën
Qyteza Pejton – Rruga Radovan Zogovic, nr.8, 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Afati i paraqitjes zgjat deri më 15.10.2014. Vendimi i komisionit përzgjedhës do të publikohet në ueb faqen www.chwb.org/kosovo. /RahovecPress/

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit