12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Krasniqi në Forumin Ndërkombëtar ‘Peace and Sport’

Ministri Krasniqi-Peace and SportMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka folur në sesionin kryesor të Forumit Ndërkombëtar ‘Peace and Sport’ 2013 që po mbahet në Monako, nën patronatin e Princit Albert II.Ai ka qenë në panel bashkë me ministrin e Sportit të Gjeorgjisë, Levan Kipiani, ambasadorin për Diplomaci Publike të Koresë së Jugut, Young Sam Ma, si dhe sekretarit të EPAS-s, Stanislas Frossard.

Temë diskutimi, ku edhe pjesëmarrësit e shumtë kanë shtruar pyetje ka qenë roli qeverisë në ndërlidhjen mes sportit dhe paqes.

Në fjalën e tij ministri Krasniqi ka folur për sfidat në të cilat ka kaluar komuniteti sportiv në Kosovë, qysh nga vitet 90’ e po ashtu edhe sot.

Ai tha se në Kosovë sportistët dhe i gjithë populli në vitet 90, për shkak të situatës politike kanë ndërtuar një sistem paralel, me organizim të klubeve dhe federatave.

“Kjo është bërë edhe përkundër mungesës së madhe të kushteve”, ka thënë ai, transmeton Koha.

“Ka qenë ëndërr e të gjithëve që pas përfundimit të luftës sportistët do të kenë mundësi të barabartë si gjithë sportistët në botë, por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Ministri Krasniqi.

Ai ka përmendur tre, nga shumë shembuj, se si sportistë nga Kosova, për shkak të izolimit, po luajnë në skuadra të ndryshme të botës dhe po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm, njofton kumtesa nga Ministria e Kulturës.

“Kur para disa javësh u zhvillua ndeshja Shqipëri- Zvicër, shumica e futbollistëve ishin nga Kosova në të dyja skuadrat. Në Kampionatin Europian U-18, lojtari më i mirë i Turqisë ishte i riu nga Prishtina, Kenan Spahiu. E mbi të gjitha xhudistja jonë, që në Londër nuk u la të garojë nën flamurin e Kosovës dhe as si atlete e pavarur, sivjet i solli medaljen e parë Kosovës, duke u bërë kampione e botës në kategorinë e saj”, ka përmendur ministri.

Ai tha se politika duhet të jetë e ndërlidhur me sportin, por në asnjë mënyrë të interferojë. “Ndërlidhja është e dobishme në funksion të zhvillimit, por jo edhe interferimi. Në rastin tonë ne kërkojmë që politika të bëjë hiç më pak se një gjest njerëzor, të mos pengojë sportistët tanë që të jenë të barabartë me sportistët nga e mbarë bota”, ka shtuar ai.

Sipas Ministrit Krasniqi paqja nuk nënkupton vetëm mungesën e konfliktit, por ajo duhet të ketë lirinë, demokracinë dhe zhvillimin.

Në margjina të Forumit, Ministri Krasniqi është takuar me shumë përfaqësues të federatave ndërkombëtare, me zyrtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, zyrtarë nga qeveri të ndryshme të botës. Një takim ka pasur edhe me zyrtarë të FIFA-s, nga të cilët ka kërkuar që të konkretizohen hapat për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Kosovën.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit