4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kronikë nga Brestosi i përgjakur II

KUR KRISËN PUSHKËT NË  “BREG TË DRINIT”

Kronikë nga Brestosi i përgja-
kur II – Koment për Brestovcin

Prof. dr. Sabahajdin Cena

Atëherë kur te “Laku i Dëshmorëve” të “Grykëssë Brestosit” krisën pushkët e para mbi profesor Ukshin Hotin, në altarin e lirisë mbetën:Nesimi Xhemajli Elshani i fshatit Nagafc të Anadrinit,  Hilmi Rexhep Krasniqi i fshatit Hoçë e Vogël,

Agron Haxhiriza Fetahu i fshatit Celinë të  Anadrinit dhe Halim Malush Hoti i Krushës së Madhe. Ishin fajtorë vetëm se ishin shqiptarë dhe kërkonin të drejtat dhe lirinë. Por, ç’faj u  kishin paramilitarëve e policëve serboçetnikë nga Rahoveci, Hoça e Madhe, Zaçishti, Retia e Bardhatini, kur përveç burrave, më 25 e 26 mars u vranë edhe fëmijët dhe gratë: Bahrije  Bytyçi e lindur më 1939, Florent Kabashi i lindur më 1998, Minire Kabashi, e lindur më 1991, Miradije Berisha, e lindur më 1997, Remzije Kabashi, e lindur më 1958, Rukije Berisha e lindur më 1998, Sanije Kabashi e lindur më 1980, Zamire Kabashi e lindur më 1982 e Zylfije Berisha, e lindur më 1958.

Të gjitha nga Brestovci i djegur e i shkru- muar, ndërsa kufomat e burrave të ekzekutuar, 13 në krye të lugut kah Arllatët dhe 17 burra të ekzektuar jo larg “Varrit të  Daftit” kah “Hamovcet” e Rahovecit. U vranë e u masakruan vetëm se ishin shqiptarë, madje në vrasje morën pjesë edhe fqinjët serbë nga fshati Hoçë e  Madhe që moti e spastrauar etnikishit.

LAVDI DËSHMORËVE !
LAVDI MARTIRËVE!
LAVDI NËNAVE DHE MOTRAVE NGA
BRESTOVCI!

Më Shumë

Barnetta: Xhaka është lider i vërtetë

Bayer Leverkuseni luan sot prej orës 17:30 ndaj Ëerder Bremenit. Me fitore, skuadra e Granit Xhakës shpallet kampione e Bundesligës. Dhe merita të mëdha...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit