8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Kryetari i SBASHK-ut në Prizren: Vetëm tri shkolla kanë mbajtur mësim

Kryetari i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj tha se vetëm 3 shkolla kanë mbajtur procesin mësimor në këtë qytet.

“ Vetëm 3 shkolla kanë mbajtur mësim dhe atë pjesërisht”, tha Kushaj.

Sipas tij, të gjitha shkollat e tjera iu kanë përgjigjur kërkesës së SBASHK-ut për të mos respektuar vendimin e MASHT-it, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë gravës.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka njoftuar ndërkaq, se sot në Prizren 20 shkolla kanë mabjtur mësim.

“Në zbatim të vendimit të Ministrit të Arsimit të datës 26.02.2019 për kompensimin e orëve të humbura gjate grevës, sot me datën 23 mars 2019, u zhvillua procesi edukativo-mësimor në 20 shkolla te Komunës se Prizrenit, ndërsa në shkollat e tjera nuk e kane zbatuar vendimin”, njofton Susuri, shkruan “PrizrenPress”.

“DKA ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që nuk është zhvilluar mësimi, të dërgojnë kopjet e procesverbaleve të takimeve që kanë mbajtur me mësimdhënësit, referuar vendimit të Ministrisë se Arsimit dhe DKA-se, për të dëshmuar se kanë qene në nivelin e përgjegjësisë të drejtorit”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj, tha se të hënën do të shikohen të gjitha procesverbalet e shkollave për të parë se cilat shkolla kanë mbajtur mësim e cilat nuk kanë mbajtur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit