16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kuptimi i këngëve

Të gjithë i ridëgjojmë herë pas here këngët e mëposhtme, madje fjalët e tyre i kemi të ngulitura thellë në mendjen tonë. Tingujt janë burim frymëzimi, i  quajmë edhe magjike. Por, të paktë janë ata që e dinë historinë e krijimit të tyre

BOB DYLAN – KNOCKIN’ ON HEAVEN’S DOOR

Kjo këngë flet për Pat Garrett dhe Billy the Kid dhe u përdor si kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull western të regjisorit Sam Peckinpah, që tregonte për rivalitetin e tyre legjendar. Sherifi Garrett do ta vrasë ish-mikun e tij “pistolero” pas një ndjekjeje të lodhshme.

LED ZEPPELIN – STAIRWAY TO HEAVEN

Kënga më e famshme “rock” e historisë bëri që të dilnin shumë interpretime për shkak të teksteve të saj të kriptuara, derisa tekstshkruesi i saj, Robert Plant, tregoi që fjalët e këngës së njohur i erdhën në mendje kur ai dhe Jimmy Page ishin të ulur në krah të oxhakut. “Unë kisha në duar laps e letër dhe isha në një gjendje humori shumë të keqe. Kur pa pritur, dora ime nisi që të shkruante fjalët: “Ka një grua që është e sigurt/ Le të jetë gjithçka ar ajo që shkëlqen/ E le të blihet një shkallë për në qiell”. Ky spontanitet bëri që disa të mendonin se fjalët Plant-it ia pëshpëriti vetë djalli. Por mjafton që ta lexosh me vëmendje tekstin për të kuptuar që në realitet, frymëzimi mistik i tij erdhi nga librat e Lewis Spence dhe nga “Zotëria e Unazave” të autorit JRR Tolkien, shkrimtar pas të cilit Plant ishte i pasionuar.

THE ROLLING STONES – JUMPIN’ JACK FLASH

Kjo këngë flet për periudhën e vështirë që grupi muzikor kishte kaluar përpara vitit 1968 (një vit më parë, veç të tjerash, Mick Jagger e Richards u arrestuan). Më vonë Jagger do të rrëfejë që “Jumpin ‘Jack Flash” fliste për vitin e kaluar. “Kjo ishte një periudhë e vështirë për të dalë. Dhe kënga ishte vetëm një metaforë për të dalë nga të gjitha gjërat e athëta”. Në këngë, Jack-u, është në realitet Jack Dyer, kopshtar i shtëpisë në fshat të Keith Richards. Kur Jagger, miku i saj i kërkoi që t’i jepte llogari për një zhurmë që e zgjoi, Richards u përgjigj: “Është Jack-u që hidhet”. Jagger vendosi që t’i shtonte fjalën “flash” e që këtu lindi titulli i këngës.

LOS DEL RIO – MACARENA

Kjo këngë flet për një tradhti për hakmarrje. Për disa vite në gjysmën e viteve 1990, nuk kishte festë, pritje për dasma, evente sportive, dhe piknikë ku nuk kërcehej në grup kënga “Macarena”. Koreografia e saj, lëvizje të thjeshta të trupit dhe duarve, që nuk kërkonin ndonjë koordinim të madh, bënë që ky lloj kërcimi të mësohej thjesht nga të gjithë. “Macarena” është një grua, i fejuari i së cilës, Vitorino, hyri në ushtri dhe për të marrë hak, ajo fle me miqtë e tij, duke ëndërruar fustane të reja, një jetë të re në Nju Jork dhe një të fejuar të ri, me korin që e inkurajon që “të lumturojë trupin e saj”. Në fillim, titulli i këngës u mendua të ishte “Magdalena”, por pastaj autorët zgjodhën që të përdornin emrin më pak të përdorur, “Macarena”.

BOB MARLEY – I SHOT THE SHERIFF

Kjo është një këngë kundër kontrollit të lindjes. Në vitin 2001, Esther Anderson, një ish e fejuar e Bob Marley-t shkroi që kënga ishte ulërima e këngëtarit xhamajkan, kundër masave dhe politikave me origjinë katolike për kontrollin e lindjes së fëmijëve. Sipas Anderson-it, sherifi John Brown ishte në realitet një mjek që jepte receta për pilulat kontraceptive. Vetë Marley nuk donte që e fejuara e tij t’i pinte, përkundrazi dëshironte shumë që ajo të lindte fëmijën e tij.

DARYL HALL & JOHN OATES – MANEATER

Flet për …Nju Jorkun. Legjenda thotë se kënga, e cila bën pjesë në albumin H20 të 1982, flet për një grua të pamëshirshme që e përdor bukurinë e saj për të tërhequr burra të pasur. Thashethemet e kohës spekulonin shumë: Sipas tyre, kjo këngë i dedikohej këngëtares Kelly LeBrock (protagoniste e filmit “Zonja në të kuqe”). Por Kno nuk ishte e vërteta. John Oates, në vitin 2014, tregoi se kënga tregon për Nju Jorkun e viteve ‘80. “Këtu flitet për lakmi, koprraci dhe pasuri të fituar me dhunë. Por ne luajtëm me metaforën e një vajze, sepse ishte më e lehtë për t’u kuptuar. Qëllimi ishte ky: diçka që njerëzit ta kuptonin”.

BONNIE TYLER – TOTAL ECLIPSE OF THE HEART

Teksti flet për vampirë në dashuri. Në vitin 1983, kënga e Bonnie Tyler “Total Eclipse of the Heart” ishte e para në të gjitha klasifikimet e botës. Fjalët dhe zëri i fortë i këngëtares, të përforcuara nga një video gotike, të jepnin përshtypjen se bëhej fjalë për një këngë për dy dashnorë. Por Jim Steinman, autori i këngës, në realitet, në vitet e para të 1980-s, po punonte një mjuzikëll për Nosferatu-n dhe shkroi një këngë të quajtur “Vampirë në dashuri”, e cila më vonë u ripagëzua “Total Eclipse of the Heart” kur kaloi në duart e popstares amerikane. Ishte vetë ai që e tregoi: “Nëse dikush i dëgjon mirë fjalët, i dallon vampirët. E gjitha është çështje terri, fuqia e tyre dhe vendi i dashurisë në errësirë”.

Më Shumë

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit