15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Kur tradita vazhdon, rrëfimi i burrit nga Prizreni që ka ruajtur zanatin që nga fëmijëria

Të shumtë janë ata të cilët kanë vazhduar traditën me zanate të vjetra, të nisur nga paraardhësit e tyre.

Një nga ta është edhe Alibajra Abdurrahmani nga Prizreni.

Ai tregon për emisionin #gjesi se qysh si fëmijë është angazhuar në biznesin e familjes për përpunimin e hekurit, që dikur pa dyshim se ishte shumë më fitimprurës sesa sot.

Përpunimi hekurit sigurisht se është proces interesant. Abdurrahmani ka punëtorinë e tij, të cilën e ka rinovuar së fundmi dhe për këtë ka pasur ndihmë edhe nga Komuna e Prizrenit.

Ai thotë se pavarësisht se sot nuk ka shumë kërkesa, arrin të mbijetojë nga kjo punë, në të cilën janë të angazhuar edhe familjarë të tjerë të tij.

Më Shumë

Lajmet e Fundit