7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ky është programi për sot i Autostrada Biennale në Prizren

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor – Autostrada Biennale, vazhdon sot në Prizren, me organizimin e konferencës ndërkombëtare treditore “E ardhmja e kufijve”.

Në sesionin e sotëm “KUFIJT DHE DREJTËSIA”, me fillim nga 13:30, në Hamamin Gazi Mehmet Pasha, do të diskutohet për: Kufijtë – çfarë janë ata? Kur nevojiten? Çfarë i bën ata të dobishëm? Çfarë i bën ata të dëmshëm? Si ndikojnë ata në shoqëri?
Përderisa çështjet aktuale të kufirit në lidhje me refugjatët, emigrantët, personat pa shtetësi dhe të margjinalizuar janë pjesë qendrore e politikës dhe drejtesisë, për të tjerët është pjesa kryesore e demokracisë.
Përveç pretendimeve të të drejtave të njeriut, si mund të adresohetdrejtësia, nëse nuk adresohet shumëllojshmëria e kufijve të saj?
Ndërsa kufijtë kombëtarë ndërthuren me diversitetin kulturor, drejtësia sociale është e ngarkuar me një tepricë historike dhe tregime gjeografikisht të çuditshme.
Atëherë, si përkon kërkimi i drejtësisë me formimin e subjektivitetit, për shembull, nga mjetet e protestës dhe rrëfimet? Kur masat migrojnë nëpër të gjithë kufijtë, si mund të përballojnë shtetet moderne demokratike krizën e menjëhershme në sistemin social? Pse duhet njerëzit të migrojnë në fund të fundit? A ekziston një ekonomi e politikës kufitare e lidhur me të dhe nëse po, si ndikohet shoqëria prej saj?

Në sesionin e parë, të organizuar në bashkëpunim me Firedrich Ebert Stiftung, panelistët janë : Manray HSU (kurator i këtij edicioni të Autostrada Bienale), Frank Hantke, Drejtor i zyrës së Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Prishtinë dhe Veton Surroi , ish-redaktor i gazetës Koha Ditore, publicist dhe analist politik.
Sot do të bëhet prezantimi i artistëve: Rena dhe Vladan (Serbi); Libia Castro (Spanjë) dhe Sead Kazanxhiu (Tiranë, Shqipëri).
Brenda sesionit të sotëm të konferencës, katërshja Haveit do të ketë një performancë artistike.

Ekspozita ndërkombëtare e hapur mbrëmë për shikim paraprakvazhdon të jetë e hapur edhe sot nga ora 12 – 18 për të ftuar dhe media të akredituara.
Hapja e ekspozitës për publikun do të bëhet të hënen, më 21 gusht, nga ora 12:00 në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë.

Ekspozita ndërkombëtare “E ardhmja e kufijve”, së bashku me ngjarjet e saj diskursive dhe pedagogjike, do të shikojë: Si funksionojnë shtetet kombëtare dhe sistemi i tyre për të politizuar (ose depolitizuar) identitetet kulturore, për të territorizuar zonat natyrore, kulturore dhe ekonomike nën konkurrencën kapitaliste dhe gjenerimin e fitimit? Si përballen rezistencat lokale dhe rajonale me strategjitë gjeopolitike të sistemit shtetëror? Si përdor lëvizja qytetare mjete të ndryshme, artistike dhe të tjera, për të trajtuar problemet e kufirit, për të ndërtuar identitete lokale apo koalicion ndërkufitar?

Gjatë këtij rrugëtimi artistik që do zgjasë deri më23 Shtator 2017, do të adresohen me guxim nocionet e kufijve të dukshëm dhe të padukshëm, për të përcjellë mesazhin e domosdoshmërisë për të qenë një shoqëri më e jetueshme kolektive. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lajmet e Fundit