8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Letërsia kineze, 25 vepra në shqip për 5 vitet e ardhshme

Zv.ministri Song Mingchang gjithashtu i paraqiti ftesën zyrtare Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për të qenë e pranishme dhe organizatore e pjesëmarrjes së botuesve shqiptarë në Panairin e 23 të Librit në Pekin, gusht 2016.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka nënshkruar dje marrëveshjen e bashkëpunimit me Administratën Shtetërore të Shtypit, Botimit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Kinës. Në këtë marrëveshje parashikohet që brenda 5 vjetëve të përkthehen dhe të botohen jo më pak se 50 tituj (25 për secilën gjuhë) nga autorë të njohur dhe vepra të shquara të letërsisë së dy vendeve. Të dyja palët kanë ngritur grupe specialistësh për përzgjedhjen e titujve dhe autorëve dhe shumë shpejt do të fillojë puna konkrete për realizimin e këtij projekti mjaft të rëndësishëm.

Projekti për të përkthyer më shumë letërsi dhe autorë të rëndësishëm nga Republika Popullore e Kinës në gjuhën shqipe dhe po ashtu autorë dhe tituj nga letërsia shqipe në gjuhën kineze, tashmë po bëhet realitet.

Kjo falë një bashkëpunimi midis Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës (State Administration of Press, Publication, Radio, Film and Television of the People’s Republic of China).

Dje u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për përkthimin dhe botimin e letërsisë, midis zëvendësministrit Song Mingchang dhe Petrit Ymerit, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Në këtë marrëveshje parashikohet që brenda 5 vjetëve të përkthehen dhe të botohen jo më pak se 50 tituj (25 për secilën gjuhë) nga autorë të njohur dhe vepra të shquara të letërsisë së dy vendeve.

Për këtë, të dyja palët kanë ngritur grupe specialistësh për përzgjedhjen e titujve dhe autorëve dhe shumë shpejt do të fillojë puna konkrete për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm. Të hënën paradite u zhvillua takimi i parë zyrtar midis Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e Republikës së Kinës në Shqipëri, znj. Jiang Yu dhe një grup specialistësh kinezë dhe shqiptarë. U fol në përgjithësi për rëndësinë, për vlerën e këtij bashkëpunimi dhe perspektivat në të ardhmen. Zv.ministri Song Mingchang gjithashtu i paraqiti ftesën zyrtare Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për të qenë e pranishme dhe organizatore e pjesëmarrjes së botuesve shqiptarë në Panairin e 23 të Librit në Pekin, gusht 2016.

“Një tjetër arsye e ardhjes sime me porosi të kryeministrit kinez, është të ftoja botuesit e 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore të marrin pjesë në Panairin e Librit, që do të zhvillohet në Pekin vitin tjetër. Pas zbatimit të politikës së hapjes, Kina i kushton rëndësi politikës së botimeve”, – u shpreh Mingchang.

Sikurse nënvizoi ai, kjo do të shërbejë edhe për të njohur më mirë botimet që bëhen në Kinë, autorët dhe letërsinë kineze dhe njëkohësisht për të vendosur kontakte më të mira me shtëpitë botuese kineze, me botuesit kinezë, si dhe me industrinë e shtypshkrimit që është nga më cilësoret dhe që do të paraqesë shumë interes për tregun shqiptar të botimeve. Zoti Petrit Ymeri, në emër të Shoqatës së Botuesve i falënderoi ambasadoren e Kinës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Saj, znj. Jiang Yu, zëvendësministrin z. Song Mingchang dhe gjithë delegacionin kinez për këtë marrëveshje dhe e pranoi me kënaqësi ftesën për të qenë pjesëmarrës dhe organizatorë të paraqitjes shqiptare në Panairin e 23 të Librit të Pekinit, 2016. Gjithashtu dje, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, z. Niko Peleshi pati një pritje zyrtare me delegacionin kinez dhe drejtues të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ku duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të kësaj shoqate në jetën kulturore shqiptare, në botimin e veprave të rëndësishme shqiptare dhe të kulturave të tjera të huaja, përgëzoi këtë iniciativë shumë të mirë dhe u angazhua për mbështetje të qeverisë shqiptare në këtë projekt. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Niko Peleshi falënderoi palën kineze për angazhimin e saj serioz në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, por edhe në shumë projekte të tjera strategjike dhe të rëndësishme në Shqipëri, si ndërtimi i rrugës së Arbrit etj.

Zëvendësministri kinez, z. Song Mingchang nënvizoi që kjo marrëveshje bashkëpunimi që u nënshkrua midis Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimit, Radios, Filmit dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, është formuluar në bazë të nenit 7 të Marrëveshjes së nënshkruar në Beograd në dhjetor 2014, midis kryeministrit kinez dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve kulturore të Republikës së Kinës me 16 vende të Europës Lindore dhe Qendrore.

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit