6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Life in 12 Bars” zbulon shpirtin e plagosur të Eric Claptonit

“Muzika më ka shpëtuar”, thotë Eric Clapton nga fundi i “Life in 12 Bars”, këtij dokumentari të gjatë, e pjesërisht të autorizuar.

Ai specifikisht flet për pasojat e tragjedisë më ta madhe të jetës së tij – vdekjen e djalit 4-vjeçar Conor, i cili kishte rënë nga gati i 53-të në një hotel në Manhattan në mars të vitit 1991, shkruan “The Telegraph”, transmeton “Koha Ditore”. Pas kësaj ngjarjeje shkatërruese, Clapton u tërhoq në vetmi dhe shkroi baladën e famshme “Tears in Heaven”, që ishte pjesërisht inspiruar – por jo tërësisht – nga vdekja e Conor. Me vargjet “A do të ma dije emrin/ nëse do të takoja në parajsë?”, sikur kërkon mëshirë në tekstet me më së shumti dhimbje në karrierën e tij.

Një tjetër inspirim për këngën ishte “Rush”, drama e neglizhuar e vitit 1991 që flet për policë të narkotikëve që veprojnë në fshehtësi, ku luajnë Jennifer Jason Leigh dhe Jason Patric, të cilët pasi që ballafaqohen tërë kohën me drogën bëhen të varur nga ajo.

Clapton, vetë i varur nga droga, realizoi kolonën zanore me kitarën elektrike me rimte të zymta – sigurisht një ndikim nga “Heat” i Michael Mann, në mesin e filmave të tjerë – dhe ishte pjesë e lansimit të CD-së ku “Tears in Heaven” ishte e para e përfshirë në këtë projekt. Lili Fini Zanuck ishte regjisore e filmit, e po ashtu edhe e këtij dokumentari. Shikuesi e krijon përshtypjen se relacioni i saj me Clapton është i afërt dhe i besueshëm, gjë që e bën këtë dokumentar muzikor të arrijë të prekë disa pjesë të cilat të tjerët nuk munden. Clapton është i sinqertë për vitet kur ishte i varur nga heroina, gravitacioni i tij me pijet alkoolike – ka qenë jetë e kaluar në më shumë se 12 bare – dhe aferat e ndryshme të dashurisë.

Pjesa më thellë e kësaj, e cila është inspiruar jo vetëm nga “Layla”, por tërë albumi “Layla and Other Assorted Love Songs”, ishte menduar si një letër në vargje në formë muzikore mbi përkushtimin e tij të gjatë, Pattie Boyd, e cila kishte fatin e keq të martohej me mikun e tij të ngushtë George Harrison. “U mundova të të ngushëlloj”, këndon Clapton në vargun e dytë të “Layla”, “Kur burri yt të zhgënjeu/ Si i marrë u dashurova në ty/ Tërë botën time ma përmbyse”.

Riffat ikonike të këngës dhe pjesët e epike në piano – të paharrueshme në “Goodfellas” – janë bërë aq të famshme saqë ndoshta shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se sa personale ishte: “nuk e kisha idenë se ‘burri’ ishte Harrison”. Kur Clapton kujton se ia kishte lëshuar tërë albumin Pettiet, e cila nuk kishte mundur ta përballonte dhe kishte shkuar në shtëpi, është pjesë më emocionuese e dokumentarit. “Layla” meriton një vend në historinë e muzikës bashkë me këngën e Frank Siantras “I’m a Fool to Want You”, shprehjen e dashurisë për Ava Gardner, të cilën ai e kishte incizuar me të parën herë para se të shkonte në studio me lot në sy.

Ana mospërfillëse karshi Claptonin është se ai është mishërim i gjallë i rockut të vdekur, teknik i fortë i cili vodhi gjithë trikat e tij nga bluesi afrikano-amerikan. Dokumentari i Zanuck na sjell më afër tij dhe në ekran e vendos një shpirt të plagosur, muzika e të cilit duket më mahnitëse me dhimbjen e jetës që fshihet prapa saj.

Qysh në vitet e hershme të adoleshencës ai nuk ishte i lumtur. I rritur nga gjyshja që ai mendonte se është nëna e tij dhe i refuzuar më pas nga ajo kur ai e dëshironte t’i kthehej në jetë..

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Lajmet e Fundit