8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lule që kullon dritë!

Sahit F. Osmani 

E kuptoj universin tënd
Në qetësi më flet
Me mijëra fjalë

Pa dritën tënde diellore
Bota do të ishte e mugët

Nevoja e së brendshmes
E shpërfill të jashtmen

Kur bëhet e padurueshme
Çnjerëzorja dhe e keqja
Koha e ndryshon klimën

Lule që kullon dritë
Ti dhe natës i bën sfidë!

Më Shumë

Lajmet e Fundit