4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Malishevë: Mësuesi ushtron dhunë ndaj nxënësit

Dhuna ndaj nxenesveNë shkollën fillore “Tafil Kelmendi të fshatit Balincë, dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një nxënësi nga mësuesi i tij.

Sipas një burimi brenda shkollës rasti ka ndodhur para dy dite, me ç’rast mësuesi me inicialet E.K. (i njohur për redaksinë), ka rrahur nxënësin me inicialet E.G. duke e goditur me shkop pandërprerë, madje edhe kokës.

Ngjarja ka ndodhur në pushimin e shkurtër brenda orëve të mësimit, me ç’rast nxënësi thuhet se ka qenë duke dalë në toalet.

Po ashtu nga burimi thuhet se kjo nuk është hera e parë që mësuesi në fjalë ushtron dhunë të tillë ndaj nxënësve, por shpesh këto raste mbulohen nga mësuesit tjerë dhe nganjëherë nga vet prindërit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Arsimit Blerim Thaçi, i cili në një prononcim për MalishevaPress ka thënë se kemi marrë njoftimin nga shkolla dhe jemi duke pritur raportin nga organet e drejtësisë, sepse sipas tij rasti ka kaluar për shqyrtim në Gjykatë. Sa i përket masave të ndërmarra, drejtori Thaçi thotë, se kemi kontaktuar organet vendimmarrëse në shkollë. Problemi është duke u shqyrtuar dhe ne referencë të raporteve nga organet e drejtësisë dhe institucionet relevante në shkollë dhe në komunë, do të marrim edhe masat e nevojshme konform rregullores për punën në shkolla dhe ligjeve të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Për rastin thuhet se është njoftuar edhe Policia e Kosovës derisa nuk dihet nëse nxënësi rrahur është dërguar apo jo në ekzaminim mjekësor dhe psikologjik për pasojat që ka pësuar./MalishevaPress/

Më Shumë

Moti sot: I vranët e me shi, rikthehet pluhuri saharian

Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite dhe në...

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Lajmet e Fundit