10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mario de Matteis, ligjëroi në UPZ

Mario de MatteisProfesori i Universitetit të Bochum-it (Ruhr-Universität Bochum) në Gjermani, Prof.dr. Mario de Matteis, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin“Ukshin Hoti” në Prizren, me temë: Mësimi i integruar i gjuhëve të huaja dhe lëndëve profesionale (Content and Language Integrated Learning- CLIL).

Ai në këtë ligjeratë pasqyroi politikën e Bashkimit Evropian për mësim të gjuhëve të huaja dhe studimin paralel të dy drejtimeve me kombinim të një gjuhe të huaj dhe një drejtim tjetër profesional.

U theksua pilot projekti shqiptaro-gjerman i një shkolle të tillë në Gjimnazin “Sami Frashri” në Tiranë, që është filluar para 7 vitesh, ku mësimi i vetëm disa lëndëve profesionale mbahet në gjuhë të huaj.

Kjo përvojë e vendeve gjermanofone mund të bartet edhe në vendet albanofone.

Një shembull i tillë mund të ndiqet prej ndonjë gjimnazi të Prizrenit apo të ndonjë qyteti tjetër në Kosovë.

Ky është trendi i studimit në vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo mënyrë e studimit u mundëson të diplomuarve që të sigurojnë më lehtë vende pune.Është e rekomandueshme që edhe universitetet e rajonit të zhvillojnë kurrikula për të ofruar mundësinë që njëkohësisht të studiohen dy drejtime.
Profesor Mario prezantoi edhe konferencat dhe botimet e shumta që ka bërë kohëve të fundit, duke i përmbledhur këto në bibliografinë “Albanische Universitätsstuidien – Stuidienbibliographie”, me mbi 200 kontribute shkencore, botuar në disa libra të ndryshëm.

Veçojmë këtu botimin e Konferencës ndërkombëtare për themeluesin e albanologjisë, Johann Georg von Hahn, me rastin e 200-vjetorit të lindjes, botuar në vitin 2012, si dhe shumë konferenca dhe botime të tjera në fushë të albanologjisë dhe gjermanistikës.

Ligjërata u ndoq me shumë vëmendje nga studentët dhe mësimdhënësit e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë gjermane. Në fund të saj u debatua për këto tema me interes në procesin e studimit dhe përgatitjen profesionale, për modernizim të kurrikulave etj.

Mario de Matteis u prit edhe nga rektori prof.dr. Ramë Vataj, ku u bisedua për projekte konkrete evropiane në kuadër të programit „Horizont 2020, pjesë e të cilëve do të jetë edhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Ai ishte i ftuar nga prof. dr. Izer Maksuti, mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, por që nga themelimi është profesor edhe në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë gjermane në universitetin tonë.

Ai na foli edhe për projekte tjera të Gjermanistikës në UPZ, si ky i Lektoratit austriak, pjesë e OEAD – Shërbimit Austriak për Shkëmbim Akademik; një lektore austriake tanimë jep mësim në këtë Degë, si dhe për miratimin e projektit nga DAAD – Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik, për një asistent të gjuhës nga DAAD prej vitit të ardhshëm, për zhvillimin e kurrikulës së re etj.

Profesor Maksuti theksoi edhe planifikimin akademik të Degës, për faktin që gati i gjithë stafi akademik i gjermanistikës në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ka studiuar në Austri dhe Gjermani. Ai përmendi edhe plane e projekt-ide të tjera nga Dega dhe Fakulteti i Filologjisë, si Qendra e Gjuhëve të huaja etj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit