16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

“Mashtrimi i madh” promovohet në Prizren

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të hënën është bërë promovimi i librit “Mashtrimi i madh” i autorit Bardhyl Mahmuti, para studentëve, profesorëve, intelektualëve dhe opinionit kë këtij rajoni. Libër me fakte të dokumentuara që po nxitë kureshtjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të bëmat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë. Për librin folën Prof. Dr. Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit dhe dekani i Fakultetit të Filologjisë në UPZ, Prof. Ass. Shkelqim Millaku.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj me këtë rast ka theksuar se libri Bardhyl Mahmutit, është një vlerë e shtuar në publicistikë duke vë në pah fakte për gjenocidin në Kosovë që ka ndodhë nga regjimi serb. Ai spikati se faktet që gjenden në këtë libër mund të shërbejnë për një tribunal për dënimin e këtyre krimeve. Rektori Vataj theksoi se ky libër duhet të botohet edhe në gjuhët e huaja dhe se në këtë mënyrë do t’i shtohej vlera.

Autori i librit, Mr. Sc. Bardhyl Mahmuti, ka theksuar me këtë rast se nëpërmjet këtij libri ka synim t’i kundërvihet propagandës dezinformuse serbe, e cila është shumë aktive në qarqet ndërkombëtare, duke mëtuar që të plasojë të pavërteta në dëm të shqiptarëve, posaçërisht me synimin që luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kthejë nga një lavdi që kishte në opinionin ndërkombëtar, në një antipati.

Ndërkaq, ish-ministri i MASHT, Prof. Dr. Ramë Buja theksoi se ndihet i nderuar që një mik i tij ka shkruar një libër, siç u shpreh ai, me një mal faktesh, duke shtuar se janë rrëqethëse dëshmitë në këtë libër për të bëmat e Serbisë mbi shqiptarët.

Një fjalim përmbajtjesor për librin e mbajti edhe Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Ass. Shkelqim Millaku, duke e ngritur në piedestal kontributin e autorit për zbardhjen e krimeve serbe mbi shqiptarët.

Bardhyl Mahmuti ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i dënuar me disa vite burgim, e pas daljes nga burgu emigroi në Zvicër, ku ishe një ndër udhëheqësit e LPK-së, derisa gjatë luftës në Kosovë ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Evropë. Ai kishte mbajtur 27 konferenca në Kombet e Bashkuara, derisa pas luftës ishte i angazhuar në jetën politike në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Ai me profesion është politolog, i magjistruar në Universitetin e Lozanës në Zvicër dhe është njohës i shumë gjuhëve të huaja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Muzeu i masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr pjesë në përurimin e Muzeut të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, raporton Ekonomia Online. Muzeu përmban...

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Lajmet e Fundit