10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mbahet edicioni i shtatë i Olimpiadës Matematike të Kosovës

Detyra ne tabeleSot në Lipjan, në shkollën “Mehmet Akif”, po mbahet edicioni i shtatë i Olimpiadës Matematike të Kosovës (OMK).

Kjo garë e përvitshme organizohet me punën vullnetare të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës. Sivjet po marrin pjesë 202 nxënës nga 24 komuna të Kosovës. Garuesit janë vajza e djem të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta e 12-ta.

Kosova do të merr pjesë si anëtare e plotë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare që do të mbahet në korrik 2015 në Tajlandë. Ekipi ynë përfaqësues do të përcaktohet përmes Olimpiadës tonë. Olimpiada Ndërkombëtare njihet si gara më sfiduese dhe prestigjioze ndër garat për nxënës të shkollave të mesme.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 7 mars, kurse më 8 mars do të ndahen çmimet dhe mirënjohjet për nxënësit fitues si dhe për mësimdhënësit e tyre të matematikës. Vendet e para për secilën klasë do të marrin nga 200, vendet e dyta nga 150, kurse ato të treta nga 100 euro për nxënës dhe për mësimdhënës.

Olimpiada Matematike e Kosovës mundësohet nga shkolla “Mehmet Akif” në Lipjan.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit