14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mbrëmje tradicionale për Faruk Begollin

FarukBegolli-aktorTeatri i Qytetit të Prishtinës – “Dodona”, sot, më 23 gusht, në ora 20:00 organizon Mbrëmjen tradicionale për ikonën e “Dodonës”, profesorin Faruk Begollin.

Kjo Mbrëmje shënon shtatëvjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Në mbrëmje do të shfaqen xhirime të rralla nga jeta e Begollit, të bëra nga aktori i teatrit të “Dodonës”, Faik Gashi. Këto xhirime janë realizuar me lejen e Begollit dhe pajtimin e tij që ato më vonë të jenë pjesë e një dokumentari për të.

“Dëshira e profesorit ka qenë që unë ta realizoj një dokumentarin për jetën e tij”, ka thënë Gashi.

Meqë Begolli nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore, Mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata, nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare.

TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje.

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Gjini: Vendimi është fushatë qëllimkeqe

Doktori Sebajdin Gjini, i cili para do ditësh u shkarkua nga shefi i Repartit të Obstetrikës ka reaguar, duke e konsideruar vendimin e spitalit...

Lajmet e Fundit