7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ministri Bytyqi pro rritjes së numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në UP “Hasan Prishtina”, Suzana Manxhuka-Kërliu, me të cilët ka biseduar rreth kërkesës lidhur me rritjen e numrit të studentëve për regjistrim në këtë fakultet për vitin e ri akademik 2019/20.

Bytyqi shprehu gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së.

Ministrat Bytyqi dhe Ismaili vlerësuan se është e nevojshme që të rritet numri i studentëve, në mënyrë që të përmbushen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore.

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit