6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ministria e Arsimit zotohet se vitin e ardhshëm do të nisë mësimi tërëditor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është zotuar se vitin e ardhshëm do të nisë aplikimi i mësimit tërëditor në shkollat të cilat i plotësojnë kushtet për fillimin e këtij procesi.

Një zotim të tillë MASHT-i e kishte dhënë edhe për këtë vit, por kishte dështuar pasi nuk kishte arritur të gjente mjete financiare që shkollat t’i pajisë me hapësira të mjaftueshme për mësim, hapësira relaksuese për nxënës, ushqim dhe kuzhina për ngrënie, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, i ka thënë gazetës se Ministria është duke u angazhuar që procesi i mësimit tërëditor të nisë sa më parë. Kjo, pasi, siç është shprehur, mësimi tërëditor do të ndikojë direkt në ngritjen e cilësisë në arsim.

“E vërteta është që ne nuk kemi shumë shkolla që i plotësojnë kushtet, duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën përcjellëse, por e mira është që këtë proces e kemi futur në kuadër të investimeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithsesi, në vitin 2019/20 ky proces do të fillojë së aplikuari në ato shkolla që i plotësojnë kushtet”, ka deklaruar Gashi.

Ai nuk ka treguar se në sa shkolla pritet të nisë ky proces dhe nëse janë siguruar mjetet e nevojshme financiare për këtë çështje.

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori...

Lajmet e Fundit