8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

MKRS-ja intervenon në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se kanë nisur punimet në restaurimin e shtëpisë së Adem Aga Gjonit në Prizren. Kjo shtëpi është nën mbrojtjen e Qendrës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Prizren që nga viti 2002.

Kallxo.com kohë më parë kishte raportuar për rrezikun që i kanosej banorëve të shtëpisë dhe vetë objektit nga dëmtimi.

Aktan Mësërli – trashëgimtar i shtëpisë, njoftoi nga vendi i ngjarjes për punimet që janë kryer nga Ministria. Ai thotë se pavarësisht kërkesës së tij, dyshemeja nuk i është shtruar.

“E kanë rregullu qysh po shihet këtë mur, ka qenë i rrënuar komplet tavani, tash kanë me i qitë edhe dy dyer, edhe një lyerje dhe përfundon puna. Po unë qysh kam bërë kërkesë te Enti për Mbrojtje, kam lyp këtë pjesë me ma kry komplet me pod (dysheme), ata po thonë s’e kemi tash këtë në tender, edhe ka mbetë kështu puna”, thotë Mësërli.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, tha se për kërkesat e familjarëve më me kompetencë mund të flasë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Samir Hoxha – Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, tha për KALLXO.com se shtëpia e Adem Aga Gjonit është trajtuar si objekt për intervenim emergjent, dhe që nga viti i kaluar është intervenuar në këtë objekt për të cilin tha se punimet ende nuk kanë përfunduar.

“Në rastin në fjalë është intervenuar në vitin e kaluar dhe raporti i arkitektëve të Qendrës Rajonale dhe bashkëpunëtorëve e thotë se atij objekti më nuk i kanoset rreziku, mirëpo për detaje tjera duhet të bëhet edhe një propozim i ri, do të hartohet edhe një raport i ri dhe të shihen edhe mundësitë buxhetore të Ministrisë së Kulturës për të intervenuar për objektin në fjalë”, thotë Hoxha.

Por pronari i shtëpisë Aktan Mësërli, thotë se nuk do të presë më gjatë për këtë punë – ka vendosur që vetë tij ta bëjë renovimin e shtëpisë.

“Një dimër e kaluam, dy dimra, tash patjetër – nga pak, nga pak vetë me e ba, po s’ kemi ku me jetu veç me dalë jashtë në oborr me jetu”, thotë Mësërli.

Për më tepër, ky objekt është ndërtuar në shekullin XVIII dhe ka pësuar një renovim të gjerë në shekullin XIX, sidomos në enterier./kallxo.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Lajmet e Fundit