9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Monografi për gazetarin, Mitalip Çoçaj (1936-1997)

U lind në Gjonaj të Hasit. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pas mbarimit të normales në moshën 16- vjeçare ishte mësues i Artit figurativ dhe Edukaës fizike në shkollën fillore në Suharekë dhe korrespodent i disa gazetave nga rajoni i Prizrenit.

Diplomoi në Universitetin e Prishtinës-Fakulteti Juridik

Në vitin 1961, ishte korrespodent i Televizionit të Beogradit nga Prizreni e Prishtina.
Gjatë vitit 1964, vijon mësimet në Institutin e Gazetarisë në Beograd.

Mitalipi ishte xhiruesi i parë shqiptar nga Kosova që filmoi kronika e dokumentarë nga Kosova.

Në vitin 1976/80 ishte drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të RSFJ-së në Këln e Shtutgartë të Gjermanisë.

Më 1990, për 6 muaj ishte drejtor i TVP-së.

Mitalipi vdiq dhe u varros në Prishtinë.

( Shënimet janë marrë me shkurtime nga libri “Në kujtesën e qytetit”-monografi të autorit Salajdin Krasniqi)

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Avdyli: Bashkësia ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është Vuçiqi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Avdyli, në Info Magazine, thotë se Bashkësia Ndërkombëtare po e kupton sa mashtrues është presidenti serb Aleksander Vuçiq. Deputeti...

Dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore, IPK rekomandon suspendimin e rreshterit policor në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, pas dyshimeve për tejkalim të autorizimeve...

Lajmet e Fundit