8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Mumford & Sons ndryshe

MS-1-637x405Kur Ted Dwane, basisti i Mumford & Sons, hyri në studion e tij në Londër, për të filluar punën në albumin e tretë të grupit, u përball me një befasi: një dhomë mbushur plot me sintisajzerë.

“Ishte e çuditshme. Nuk kisha pritur që do të bënim gjëra të njëjta sërish, mirëpo kjo ishte çmenduri”, thotë ai për Rolling Stone Magazine.

Në albumin e tyre të ri, “Wilder Mind”, i cili do të publikohet pas një muaji, Mumford & Sons kryesisht kanë hequr elementet e tyre identifikuese – mandolina, cingëllima akustike e goditje daullesh. Ato i kanë zëvendësuar me kitara të tipit si U2 dhe sintisajzerë.

“Ndjemë që nuk duhej bërë sërish të njëjtat gjëra. Askush nga ne nuk mendonte se duhej bërë diçka si ‘Babel 2’. Dëshironim diçka ndryshe. E dinim që nuk do të përfshinim instrumente akustike”, thotë frontmeni Marcus Mumford.
Albumi i ri i Mumford & Sons, i treti me radhë, “Wilder Mind”, do të publikohet më 4 maj.

Folk-rocker’at e jashtëzakonshëm britanikë, pra, kësaj radhe do të vijnë më shumë si muzikë elektrike. Në videon e mëposhtme mund ta shijoni një “copë” nga albumi i ri, për të parë si do të tingëllojë ai. /

Më Shumë

Lajmet e Fundit