10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Mustafa Nano: Nuk ka kurva në këtë botë!

Mustafa Nano rikthen sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental stand-up komedinë “Nuk ka kurva në këtë botë”. Nuk është hera e parë që publicisti shfaqet në rolin e një show men. Pas monologut provokues më 2015-tën, “Dhe profetët… dinë të puthin”, edhe kjo stand up komedi, nuk e largon Nanon nga stili i tij provokues.

“Unë jam me idenë që termi k***ë është bërë në një botë të dominuar nga burrat, maskiliste dhe patriarkale. Kam përshtypjen që kjo do të vazhdojë edhe për shumë kohë sepse bota vijon të mbetet patriarkale sado që po fiton terren edhe gruaja.

Edhe në vendet më të avancuara ka mbeturina patriarkale. Dhe në këtë botë të sunduar nga burrat është shpikur ky term që i’u volit burrave”, është shprehur Nano kohë më parë. Teksti është shkruar nga vetë Nano, dhe ai shpreh ndër të tjera dhe përvojën e tij të parë seksuale me një 45-vjeçare.

”Unë flas për seksin, për kurvat (duke e denoncuar përdorimin e këtij nocioni), për gratë në përgjithësi, por flas edhe për tema të tjera, siç janë barazia gjinore që është e lidhur me gruan e seksin, për shoqërinë shqiptare, për patriarkalizmin, për forcën e zakoneve, për provincën, etj, etj.

Kështu që titulli aq sa është një përgjigje ndaj përmbajtjes, po aq është edhe një gjetje promocionale”, është shprehur Nano. Stand up komedi është një gjini e vështirë shumë pak e laboruar në Shqipëri, e për këtë, Nano ka meritën që guxoi ta sillte i pari. Vetëm disa muaj më parë Nano botoi librin ”Provokatour”, një intervistë e gjatë me vetveten.

Më Shumë

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët...

Lajmet e Fundit