16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Naime Beqiraj fituese e çmimit “Agim Ramadani”

Naime Beqiraj fituese e çmimit Agim RamadaniNdërkohë, me vendin e dytë është shpërblyer poeti Fahredin Shehu, kurse me të tretin Nexhat Rexha. Beqiraj është shprehur për KultPlus se ndihet e nderuar që pas dhjetë viteve është shpërblyer përsëri.

Stublla e Epërme e Komunës së Vitisë mblodhi sot rreth vetes shumë poetë, artistë, profesorë dhe intelektualë në edicionin e 25-të me radhë të manifestimit tradicional, letratr, kulturor dhe shkencor “Takimet e Dom Mikelit”.

Fjala hapëse i takoi kryetarit organizativ Dom Albert Jakjës i cili ju uroji mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe ndër të tjera tha se Stublla ka dhënë dhe jep mjaft intelektual, “Stublla ka dhënë dhe jep mjaft intelektual për të cilët aktualisht jemi mbledhur dhe mblidhemi gjithmonë, një ndër ta është edhe dom Mikeli mësuesi i parë i gjuhës shqipe dhe kontributi i Stubllës ka qenë dhe është i madh si në religjion ashtu edhe në aktin kombëtarë”, ka thënë ai.

Në këtë manifestim ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili e përshkroi aq mirë manifestimin duke thënë se këtë vit manifestimi mbushi një çerek shekulli dhe aty për vite të tëra u ushqye Kosova me besim të pathyeshëm se mbi të keqën ngadhënjen e mira. “Jemi të zotuar që këto vlera dhe këto dëshmi, ti përkrahim, ndihmojmë, afirmojmë dhe promovojmë gjithmonë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm nga përparimi dhe suksesi i gjithëmbarshëm”, tha Haliti.

Pas këtyre fjalëve të kryetarit organizativ dhe kryetarit të komunës, profesorët e mëdhenj dhe akademikë siç ishin: Kolec Topalli dhe Muhamet Malaj lexuan kumtesat me titull: “Kontributi i bashkësive fetare për shkollën dhe arsimin shqip”, ku u fol për të arriturat e arsimit shqip ndër vite.

Kur përfundoi leximi i temës, e cila na la mjaft për të kuptuar që jemi një popull i madh dhe me shumë vlera, erdhi ora e madhe letrare, ku ndër poetët e vjetër kjo orë letrare promovoi edhe ata nga më të rinjtë, e cila u udhëhoq nga Sabit Rrustemi dhe kishte jurinë në përbërje të: Ramadan Musliut, Labinot Berishës dhe Mehmetali Rexhepit.

Ora letrare ishte me karakter garues dhe për nder të saj u nda çmimi me emër të dëshmorit të anës së Karadakut, Agim Ramadanit. Me këtë çmim u nderua poetja që zuri vendin e parë Naime Beqiraj e cila pas marrjes së çmimit tha “ Ndjehem shumë e nderuar që pas 10 viteve po marr çmim përsëri, sepse çdo vit vi këtu që të lexoi poezitë e mija për adhuruesit e poezisë e kulturës në përgjithësi”, ka thënë Beqiraj.

Vendin e dytë e zuri poeti Fahredin Shehu kurse të tretin Nexhat Rexha.

Në këtë manifestim të madh tradicional nuk munguan as këngët dhe vallet ku për argëtimin e të pranishmëve këndoi, këngëtarja Kristina Marku dhe performoi ansambli i këngëve dhe valleve “Albafolk” Gjilan.

Vlen të përmendet se para 25 vitesh Kosovës i rrezikohej ekzistenca kulturore, shpirtërore dhe politike nga politika hegjemoniste serbe. Mu atë kohë në Stubllën e Karadakut, në Stubllën e arsimit shqip, u shfaqën shkëndijat e këtij manifestimi, manifestim ky që atëbotë tuboi rreth vetës elitën e mendimit kulturor, shkencor dhe politik shqiptar. Sot e asaj ditë vazhdon të mbledh ende adhurues dhe dashamirës të cilët i kujtojnë si për të mirë ashtu edhe për të keq historinë e popullit shqiptar. Ky manifestim mbahet çdo vit për nder të shkollës së parë në Gjuhën Shqipe.

Më Shumë

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit