10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Nata e parë e festivalit “Hasi Jehon 2016”

Para një numri të madh të banorëve të fshatrave të Hasit, dhe mysafirëve të shumtë nga qyteti i Prizrenit dhe qytetet tjera të vendit, mbrëmjen e të hënës, në Kodrën e Pajtimit u hap perdja e edicionit të 27- të festivalit “Hasi Jehon 2016”. Para parakalimit në skenë të Shoqërive Kulturo-artistike, në sallën e shtëpisë së kulturës në Gjonaj, u hap ekspozita e prodhimeve të bukës, dhe ekspozita e veshjes hasjane. Karakteristikë e këtij viti, ishte demonstrimi i gatimit nga gratë hasjane si dhe përgatitja e materialit për veshjet karakteristike dhe origjinale hasjane.

“Përpara e keni ekspozitën e prodhimeve të bukës, prodhime hasjane të kësaj zeje tradicionale me të cilën kanë mbijetu me shekuj hasjanët dhe krahas tyre keni demonstrimin e gatimit nga zonjat vendase nga fshati Gjonaj. Krahas kësaj është ekspozita e veshjes hasjane, veshjes unike hasjane por edhe demonstrimi i punimit të tyre nga banoret e fshatit Gjonaj” tha drejtori i festivalit Haziz Hodaj dhe shtoi se organizatori në kuadër të festivalit po mundohet ta kultivojë, begatojë dhe ti plasoj te gjeneratat e reja, këto vlera ta pasurisë sonë kombëtare. Ai shprehu besimin se edhe ShKA-të pjesëmarrëse me prurjet që bazën e kanë te trashëgimia jonë shpirtërore dhe materiale do ta pasurojnë programin e këtij edicioni të festivalit Hasi jehon.

Festivalin zyrtarisht e hapi Drejtori i Administratws nw Kuvendin Komunal tw Prizrenit, Ilir Baldedaj, i cili tha se Festivali Hasi jehon, ka njw publik tw mrekullueshëm. Ai Shoqwrive Kulturo-artistike iu dëshiroi sukses.

Me valle me motive hasjane, të parët në skenën e edicionit të 27 të Festivalit “Hasi jehon” parakaluan mikpritësit anëtarët e ShKA “Malësori” të cilët u paraqitën me valle me motive hasjane. Si gjithmonë valltarët e ShKA “Malësori” impresionojnë me veshjet karakteristike hasjane. Para publikut me një këngë u paraqitën në duet Shyhrete Osmanollaj dhe Përparim Brati dhe këngëtari tjetër hasjan Florim Çoçaj

Pas mikpritësit në skenë u paraqitë

Ansambli “Pjetër Bogdani” me vallen “Plaku dhe nusja”, me kërcimin karakteristik të burrave dhe me tri këngë popullore:Këngën “Moj Lahuta e Shqipërisë” e kënduan, Skender Sherifi dhe Nebi Dauti, këngën “Çou moj çikë e dil te ara” e këndoi Farie Tutaj dhe këngën “Një ditë të diele të pash me sy” e kënduan: Avni Metaliaj, Rifat Mulaj dhe Përparim Brati

Pas përfundimit tw programit tw Ansambli “Pjetër Bogdani, pwr shkak tw shiut, ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova programin e shfaqi nw sallwn e shtwpisw sw Kulturws. ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova u paraqitë me “Dasmën komanovase, me ritin “nata e pulës kah ana e dhëndrit dhe nata e kanës nga ana e nuses”, vallen me motive nga ana e Anamoravës dhe Karadakut të Kumanovës, me vallen e Nizamit, këngën për vajzërinë, këngën e kanës, lojën me filxhanë dhe lojën e kërcimit trup.

Ansambli “Muharrem e Xhevat Qenaj” u paraqit me Ritet e Shëngjergjit, me lojën e rrasave, hedhjen e gurapeshit, vallen me lodra e zurle, vallen me defa e lodra dhe vallen me tradita të Hasit.

ShKA “Rapsha nga Druma e Tuzit u paraqit me kërcimin tradicional “Vallen e shqipeve” dhe me me tri këngë popullore

Ansambli Foklorik Autokton “Rugova” nga Peja u paraqit me këngën malësorçe të kënduar nga Shaban Demaj, me këngën “Ti po del në qafë të Qakorit” të interpretuar me lahutë nga Isë Elezi, me një ritual lufte, me një valle vajzash, vallen me pistoletë vallen e Rugovës dhe vallen me jatagan.

Juria profesionale: Sami Piraj, Hysen Dida dhe Shaqir Hasi, do t’i përcjellë të tri netët e festivalit dhe do t’i ndajë shpërblimet tradicionale të festivalit “Hasi jehon”

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit