8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ndryshohen kriteret e kalueshmërisë së maturantëve

Testi maturesNdryshimet në Ligjin për Maturën Shtetërore të cilat u përgatitën nga legjislatura e kaluar e Ministrisë së Arsimit dhe që kaluan në leximin e parë në Kuvend, pritet të miratohen gjatë vitit 2015. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit shpresojnë se këto ndryshime të zbatohen në maturën e 2015-tës.

Kërkesat për disa ndryshime në Ligjin e Maturës janë bërë që në vitin e kaluar, ku janë mbajtur edhe debate publike për këtë çështje. Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se u patën propozuar ndryshime në disa pika, të cilat janë parë se nuk ishin funksionale.

“Mendoj se është mirë të rishikohet edhe njëherë dhe t’ia japim zyrës ligjore, më pas të hyjë në procedurë që së paku me u dhënë mundësia që të jetë i zbatueshëm për vitin 2015. Nëse Qeveria punon, e ligji është veç në renditjen e ligjeve që duhet të rishikohet, e besoj që duhet të kaloj edhe në Qeveri edhe në Kuvend”, ka thënë Mustafë Kadriu

Kadriu bëri të ditur se ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me kriterin e kalueshmërisë apo të arritshmërisë, si dhe certifikatat e shkollave profesionale të zëvendësohen me diploma.

“Tek kriteri i kalueshmërisë, pastaj nxënësit të marrin diplomën. Mandej Universitetit të caktojë shkallën deri sa i jep secili fakultet për të hyrë në Universitet. Secili nxënës që ka mbaruar shkollën e mesme duhet të pajiset me diplomë” ka thënë Kadriu.

Kadriu theksoi se maturantët e shkollave profesionale që nuk arrijnë sukses në maturë, do të duhet të pajisen me diplomë profesionale, që nënkupton që ta vazhdojnë nivelin e katërt të shkollimit ose shkollimin post-sekondar, por jo shkollim universitar. Ndërkaq, sipas tij, maturantët e gjimnazeve, nëse nuk arrijnë sukses në maturë, të pajisen me diplomë mbi përfundimin e shkollës së mesme të lartë.

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit