7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në Gjakovë do të ndërtohet Qendra e edukimit për rini

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ-së “George Williams Youth Association in Kosovo”, ku qëllim i këtij memorandumi është financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në Komunën e Gjakovës.

Ministri Kujtim Gashi tha se është moment i veçantë nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Tashmë në projeksionet tona buxhetore kemi ndarë një shumë prej 150 mijë eurove për financimin e këtij projekti.

“Është ditë historike për ne pasi që një prej qendrave më të mëdha do ta kemi në Kosovë”, tha Gashi, raporton KP.

Gashi tha se po e ofrojnë një platformë dhe kushte fizike për edukimin jo formal për të rinjtë. Ky projekt po ashtu mundëson hapësirë për të rinjtë, do të ketë qëndrim ditor, javorë dhe mujor për të rinjtë që bëhen pjesë e këtij projekti.

Ndërsa, bëri të ditur se janë në fazën e themelimit të Fondit të Rinisë me qëllim që aktivitetet të cilat bëhen të ketë fond të mjaftueshme për aktivitete rinore.

“Do të fillojmë menjëherë me ndërtimin e objektit. Ministria do ta financoj projektin, ndërsa detyrat i kemi lënë OJQ George Williams Youth Association in Kosovo. Ndërtimi do të fillojë në korrik dhe pritet të përfundoj në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Gashi.

Dorina Lluka Davies, përfaqësuese e OJQ-së “George Williams Youth Association in Kosovo”, tha se kjo qendër është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Është një ditë historike për të rinjtë e Kosovës pasi që kjo do të jetë qendra e tyre. Qendra ka kapacitete prej 90 shtretërve dhe do të ketë aktivitete të ndryshme. Kjo qendër e ka jetëgjatësinë 100 vjet me mundësi vazhdimi. Ka edhe terrene sportive”, tha Davies.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Duda Balje u ndalua nga autoritetet serbe në kufi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar mëngjesin e sotëm nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare. Sipas “EO”, ajo ka qenë...

Lajmet e Fundit