10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Në kërkim

Nga Sahit Osmani 

Ti më kërkon siç unë të kërkoj
Tejet të ndjeshme zemrat tona
Erërat e fuqishme pranverore
Me krahë të etur i përballojnë

Dhe kërkojnë me këmbëngulje
Një shtërngim për njeri-tjetrin
Një dashuri bujare pa përulje
Në duart që janë të besueshme

Dhe në të gjitha stinët e jetës
Kudo që rrugët do na çojnë
S’do na braktisin buzëqeshjet
Me dashuri do t’na rrethojnë

Do të kërkoj gjithmonë kështu
Në oqeanin e pafundësisë…
Këmbëngulësia do të triumfojë
Edhe në një planet tjetër po t’arrish

Më Shumë

Lajmet e Fundit