16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Në UPZ u promovuan dy libra të Nusret Pllanës

Në UPZ u promovuan dy libra të Prof. Dr. Nusret Pllanës dhe u shfaq filmi dokumentar “Dëshmitë e heshtura”

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në shenjë kujtimi të 19-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, të mërkurën është bërë promovimi i dy librave të prof. dr. Nusret Pllanës, libri “NATO intervention in Kosova” dhe filmin dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të producentit Nusret Pllana dhe regjisorit Luan Kryeziu.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ka merr pjesë edhe deputeti shqiptar nga Brukseli, Amet Gjanaj me bashkëpunëtorin e tij Nexhmedin Demiri, të cilët kanë bërë shpërndarjen e librit “The Terrorr of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, 751 deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel. Me këtë rast Rektor i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka ndarë mirënjohje për Gjanajn dhe Demirin në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin e tyre në vetëdijesimin e opinionit ndërkombëtar për terrorin serb mbi shqiptarët.

Për librin e profesorit Pllana folën recensentët e librit, Prof. Dr Sabahajdin Cena dhe Prof. Dr. Fahredin Shabani, të cilët e vlerësuan lartë punën e autorit. Ndërsa Rektori Vataj theksoi se është nder i veçantë promovimi i këtyre librave në UPZ. Ai falënderoi autorin për kontributin e dhënë në zbardhjen e të bëmave të regjimit serb mbi shqiptarët por edhe informimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

Më Shumë

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

Lajmet e Fundit