4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nesër mbahet “Zambaku i Prizrenit”

Edicioni i 27-të i “Zambakut të Prizrenit” këtë vit kishte një konkurrencë të madhe të këngëve që aplikuan nga të gjitha viset shqiptare. Ka mbetur edhe një ditë deri tek ky festival i cili këtë vit sipas organizatorëve është mobilizuar më shumë se viteve të tjera. Dje ishte dita e fundit e mbajtjes së provave në Prishtinë, ku redaksia e KultPlus-it, ishte t’i shihte nga afër se si po shkojnë ato. Këngë të ndryshme të lehta qytetare u interpretuan në këtë provë, e po ashtu edicioni i sivjetmë i këtij festivali do të na sjellë edhe këngë popullore. Një gjë të tillë e tha vetë për KultPlus, drejtori artistik i festivali, Valton Beqiri i cili theksoi se tanimë janë gati që festivali i sivjetmë të shkojë ashtu siç duhet.

“Mendoj që jemi në fazën përfundimtare ashtu siç duhet, jemi në mungesë të kohës sepse disa gjëra shumë vonë tek ne ndizen dhe vazhdojnë, e po ashtu vetë përkrahja nga komuna e Prizrenit është shtyrë shumë vonë deri sa kanë vendosur se kush do ta merr përgjegjësinë e realizimit të këtij festivali. Unë mendoj që ky festival duhet të ketë një organizatorë të caktuar që të bëjë hapa më të gjatë për festivalin, duke e ngritur kështu cilësinë dhe natyrisht prezantimin e vlerave mbarëkombëtare”, tha ndër të tjera ai.

Këtë vit do të jenë në konkurrencë gjithsej 16 këngë ku do të ketë kompozitor si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.

“Jemi munduar që të zgjerohemi që ta hapim pakëz festivalin e jo vetëm në formën e muzikës së lehtë qytetare, do mundohemi të bëjmë disa përzgjedhje të ndryshme pra të kemi edhe disa cilësi të muzikës popullore e jo vetëm të lehtë qytetare apo serenata”, vazhdoi më tej Beqiri.

Ky edicion i festivalit realizohet nga Sh.K.A. “Agimi” në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës, Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovë dhe Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren, dhe synon ndaljen e trendit degradues që e ka shoqëruar festivalin viteve të fundit. Sipas drejtorit artistik të këtij festivali juria profesionale ende nuk është zgjedhur por pritet që shumë shpejt të përfundoj edhe kjo.

“Unë si drejtor artistik shpresojë që ata njerëz që do të jenë në juri të kenë një bagazh dhe të jenë profesionistë të muzikës”, përfundoi Valton Beqiri.

Më Shumë

Kujtimi im për Enverin e Kosovës

Blerim Latifi Kam qenë vetëm gjashtë vjeç, por kujtesa fotografike e atyre ditëve vazhdon të mbetet ende shumë e gjallë tek unë. Në shtëpinë tonë...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit