4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Ngom Fest”-in mund ta dëgjojnë të gjithë në Prizren

Muzika i jep shpirt jetës, krahë mendjes dhe kuptim botës. Për të gjithë ata që e gjejnë veten tek kjo frazë, këtë javë qyteti i Prizrenit është vendi i duhur.

Festivali “Ngom Fest” rikthehet me edicionin e tij të pestë, duke filluar nga 30 korriku deri më 2 gusht. Organizatorët e festivalit “Ngom Fest” premtojnë se në këtë edicion do të ketë shumë befasi dhe risi në katër netët e festivalit. Në edicionet e kaluara artistët e “Ngom Fest”-it kishin interpretuar në këto skena: skena në “Shadërvan”, skena te ish-Parkingu, skena Kej, Promo-Skena, skena e Marashit, skena në “Kino Bahçe”, skena në muzikë klasike në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” dhe hamamin e “Gazi Mehmet Pashës”. Por, këtë vit do të ketë ndryshime sepse organizatorët e “Ngom Fest”-it kanë vendosur që të gjithë artistët do të interpretojnë në të njëjtën skenë.

“Sivjet i gjithë programi muzikor do të prezantohet në skenën e Marashit,” deklaruan organizatorët.

Edicioni i pestë i festivalit “Ngom Fest” në përmbajtje do t’i ketë disa zhanre muzikore të ndryshme si: hip-hop, rok, reggae, drum dhe bass.

Gjatë këtyre netëve në skenën e “Ngom Fest”-it do të ngjiten 28 artistë nga vende të ndryshme, të cilët do t’i interpretojnë projektet e tyre para publikut prizrenas.

Nata e parë e “Ngom Fest”-it do të fillojë me muzikë hip-hop, ku do të paraqiten emra të njohur të këtij zhanri muzikor si: Cyanide, Jeton, “Mola 1”, Ergen, Elinel, Nuke, Dren, Buta, Dj Driton, Dj November dhe Dj Madnula.

Ndërsa nata e dytë do të hapet me muzikë rok, ku do interpretojnë A.B.O.P, Alba Hyseni, Huset, “Eyes Burn”, “Frantik”, “Dark Stepic B2B Hypertech” dhe Jamie Gold.

Nga ana tjetër për të gjithë adhuruesit e muzikës reggae, drum dhe bass, por edhe stile tjera muzikore do të mundë të ndjekin interpretimet e ndryshme nga këngëtarët Trim, “Leg Off”, “Dance Spirit”, Uran B, “Vegim B2B Flekitza” dhe “Mind Bend B2B Megan”.

Nata e fundit në “Ngom Fest” do të përmbyllet me “Ngom Fest Chill Stage”, ku do të interpretojnë “Moodular”, “Hakaba”, “Yrnol” dhe “Ezb”.

Nga ana tjetër në edicionin e kaluar në “Ngom Fest” kanë interpretuar emra të njohur të muzikës si: “Mc Kresha”, “Lyrical Son”, Bimma Bima, Ergen, Jane Janex, “Via Tirana”, “MDosse” etj. Qysh nga edicioni i katërt i skenës, “Ngom Fest”-it iu kanë bashkuar edhe DJ të ndryshëm.

Bileta për këtë vit për një natë në festivalin “Ngom Fest” do të kushtojë 5 euro, ndërsa për tërë festivalin vlen oferta prej 10 eurosh.

Festivali “Ngom Fest” ka startuar në vitin 2011, në qytetin e Prizrenit, nga disa të rinj prizrenas, të cilët në mungesë të aktiviteteve kulturore në qytet kishin vendosur që përmes organizatës joqeveritare “Ngo” ta realizojnë një festival muzikor, i cili këtë vit shënon 5-vjetorin e tij.

Festivali i muzikës “Ngom Fest” do t’i hapë dyert të enjten në qytetin e Prizrenit, në orën 21.00. /Zëri/

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit