8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nis pastrimi i murit të dëmtuar në Kalanë e Prizrenit

Pas më shumë se një muaji që prej shembjes së një pjese të murit verior në Kalanë e Prizrenit, autoritetet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore kanë nisur pastrimin e vendngjarjes, për të hulumtuar shkaqet që kanë çuar deri te shembja, si dhe masat që duhet ndërmarrë për sanimin e këtij dëmi.

Të enjten janë iniciuar disa veprime, që te kalimtarët kanë ngjallur frikën e një shembjeje të re të mundshme të gurëve nga muri i Kalasë. Por Shafi Gashi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për shembje por vetëm për punime që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e autoriteteve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

“Nuk ka pasur shembje, por ne kemi qenë duke punuar, pasi kemi nisur pastrimin në vendin ku muri është dëmtuar, nga dy metra në të dyja anët. Pas pastrimit do të vendosen skelet, që do të na mundësojnë qasjen më të lehtë në atë pikë në mënyrë që të përcaktojmë se cilët janë faktorët e shembjes”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ky aktivitet do të shërbejë edhe për përfundimin e raportit mbi dëmtimin e murit të Kalasë, që do t’i hapë rrugë trajtimit të asaj pjese.

Pjesa e murit verior të Kalasë së Prizrenit, në të cilin vite më parë ishin realizuar intervenime për nivelim, ishte shembur në pjesën e parë të muajit mars. Zyrtarët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore patën theksuar se dyshohet se shembja është shkaktuar nga faktori natyrë

Vitin e kaluar MKRS, Ambasada e ShBA-së, Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe Trashëgimia Kulturore pa Kufij patën nënshkruar marrëveshjen për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Ambasada e ShBA-së në Kosovë, përmes fondit të ambasadorit për trashëgiminë kulturore pati ndarë 700 mijë dollarë (549 mijë euro) për konservimin dhe restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Restaurimi i mureve të Kalasë është vetëm njëra pjesë e projektit, derisa aty parashihej të ngrihet një muze ku do të ekspozoheshin krejt artefaktet që gjenden brenda këtij monumenti, përderisa parashihet të ndërtohen edhe shtigjet për vizitorë, sinjalizimi e ndriçimi. Në tre vjetët e ardhshme pritej të finalizoheshin pjesa më e madhe e restaurimit e konservimit të objektit të periudhës romake.

Koha e saktë e ndërtimit të këtij objekti historik sipas ekspertëve nuk dihet. Supozohet se Kalaja nuk është shfaqur menjëherë në formën e saj të përmbaruar, porse ajo vjen si fryt i një procesi të gjatë historik. Muret me bedena të përforcuara me kulla, pastaj kazamatet, labirintet, depot si dhe një varg objektesh tjera në brendinë e saj, disa herë janë rrënuar dhe pas çdo rrënimi janë rindërtuar mbi ato të vjetrat/koha ditore/

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Lajmet e Fundit