9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Shukriu në Prizren (Foto)

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar së zbatuari projektin për restaurimin e shtëpisë së familjes të ndjerit Muhamed Shukriu në Prizren.

Sipas një njoftimi për shtyp të kësaj qendre, ky investim i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cili po zbatohet përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, vjen në kuadër të zbatimit të projekteve për ndërhyrje konsoliduese, restauruese dhe konzervuese për objektet e trashëgimisë kulturore të rrezikuara, por edhe me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të themelimit të këtij institucioni dhe në respektim të punës dhe veprës së njërit nga njerëzit që ka lënë gjurmë të pa shlyera në fushën e ruajtjës dhe mbrojtjës së Trashëgimisë Kultutore në Rajonin e Prizrenit por edhe njërit ndër themeluesit e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

“Shtëpia e familjes Shukriu gjendet në Zonën e Qendrës Historike të Prizrenit, pranë Kompleksit të Gazi Mehmet Pashës. Kjo shtëpi banimi ka vlera historike si banesë tradicionale qytetare por të veçant e bënë edhe fakti se aty ka banuar i ndjeri Muhamed Shukriu që ishte themelues i Entit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren”, thuhet në njoftimin për shtyp, përcjell PrizrenPress.

Shtëpia u ndërtua në pjesën e parë të shekullin XIX, ndërsa është renovuar në shek. XX nga pronarët.

“Shtepia ka planimetri drejtekendeshe. Qasja në shtëpi realizohet nga rrugica ku ambienti i parë është pjesa e hajatit të mbyllur në formë pasazhi ku kalohet në oborrin mbrapa saj. Në përdhesë janë dy ambiente njëri prej të cilëve është shëndruar në garazhë. Në katin e parë janë katër kthina dhe një çardak i mbyllur. Nëpër dhoma janë elemente si drugdhendje dollapet, jyklyket, tavanet, traun dekorativ etj.

Gjendja e ndërtesës ishte e vështirë nga shkaku se një kohë të gjatë nuk është bërë ndonjë intervenim dhe mirëmbajtje, sidomos të çatisë, si dhe me rrënimin e gjysmës tjetër të ndërtesës mbi 30 vjet më parë ka ndikuar në dobësimin e stabilitetit të gjithë ndërtesës në përgjithësi e në veçanti të çatisë që është para kolapsit. Edhe tjegullat dhe pllakat e valëzuara të eternitit janë të amortizuara tej mase dhe nuk kanë më aftësinë e mospërshkueshmërisë së ujit. Konstruksioni ndërtimorë i gjithë banesës është prej druri dhe çerpiqi që nuk janë fare rezistente ndaj lagështisë, andaj si rezultat i kësaj duhej që urgjentishtë të intervenohej në parandalimin e depërtimit të lagështisë nga çatia”, theksohet në njoftim.

Sipas QRTK-së në Prizren, zbatimi i këtij projekti tregon përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj atyre që u angazhuan gjithë jetën në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, gjithashtu është tejet i rëndësishëm përveq tjerash edhe në parandalimin e shkatërimit të një banese banimi me çardak, që në qytetin e Prizrenit kanë mbetur të pakta”, /PrizrenPress.com/

Image.pngImage-1.pngImage-3.pngImage-2.png

Më Shumë

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Lajmet e Fundit