6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Nurkollari: DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë

Veton NurkollariNë prag të edicionit të XIII-të të Festivalit të Filmit tashmë shumë të njohur “DokuFest”, organizatori i këtij festivali, Veton Nurkollari në një intervistë për KultPlus ka shpjeguar për rëndësinë e festivalit edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në Botë. Ai kur e kishte nisur këtë festival në vitin 2002, asnjëherë nuk e kishte menduar suksesin e tanishëm, që sipas tij, ky festival edhe në rajon vlerësohet të jetë festival top. Ndërkohë, organizimin e shumë festivaleve në Kosovë ai i sheh tejet pozitive, dhe, sipas tij, jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave

KultPlus: 237 filma nga 56 vende të botës në 6 programe garuese, këta janë numrat që karakterizojnë edicionin e XIII të DokuFest, sa sfiduese për gjithë këtë program për organizatorët e këtij festivali?

Veton Nurkollari: Numri prej 237 filmave reflekton gjithë programin në DokuFest, përfshirë 6 programe garuese dhe 14 programe tjera dhe natyrisht ishte mjaft sfiduese, fillimisht selektimi dhe në këtë fazë, realizimi teknik, duke marr parasysh mungesën e infrastrukturës adekuate për shfaqjen e filmave. Por sfidat janë ato që na motivojnë dhe ne jemi të përgatitur dhe besojmë se do të jemi në gjendje të ofrojmë një edicion të suksesshëm të festivalit, sikur edhe viteve të kaluara.

KultPlus: Çfarë e konsideroni qershinë mbi tortë në këtë edicion?

Veton Nurkollari: Janë disa qershi mbi tortë në këtë edicion, sipas mendimit tim. E para është Doku:Tech, një konferencë 4 ditore mbi teknologjinë, Internetin etj, me një numër të konsiderueshëm të “keynote speakers” e cila do të organizohet për herë të pare dhe në bashkëpunim me IPKO Foundation dhe SHARE Foundation dhe e dyta, besoj, programi special Focus America me një seleksion të jashtëzakonshëm të filmave recent dhe atyre klasik nga SH.B.A.-ja.

KultPlus: Nëse kthehemi në edicionin e parë, e keni ndjerë thellë se do të keni këtë sukses çfarë po shënoni tashti?

Veton Nurkollari: Sinqerisht, asnjëherë nuk e kam menduar për një sukses të tillë kur e kemi filluar DokuFest-in në vitin 2002.

KultPlus: Hiq modestinë, a vlerësoni se jeni festivali më prestigjioz në Kosovë?

Veton Nurkollari: Pa modesti, por bazuar në shumë parametra lehtësisht të matshme, mendoj se DokuFest është festivali më prestigjioz i filmit në Kosovë dhe në këtë pjesë të Ballkanit.
KultPlus: Por nëse do të bëje një krahasim me festivalet e Rajonit, ku e sheh DokuFest-in?
Veton Nurkollari: Sikur thash më herët DokuFest mund të krahasohet me cilindo festival në rajon, edhe me ato festivale qe kanë buxhete shumëfish më të larta se DokuFest-i dhe traditë më të gjatë. Poashtu mendoj se nga festivalet e specializuara në filmin dokumentar nga rajoni DokuFest renditet mu në maje të listës, se bashku me festivalin e Selanikut dhe atij të Zagrebit, ZagebDox.

KultPlus: Në anën tjetër, për çdo ditë po prezantohen festivale të reja, si i sheh këto përpjekje?
Veton Nurkollari: Sa i përket prezantimit apo, siç e kisha quajtur unë, lulëzimit të festivaleve te ne kohëve të fundit, unë i shoh më tepër si një përpjekje për begatim të jetës kulturore se sa ndonjë trend negativ. Duhet pasur parasysh se jeta kulturore kualitative në Kosovë në shumicën e rasteve përbëhet nga organizimet të cilat vijnë nga rrjeti i organizatave kulturore të pavarura dhe jo nga drejtoritë e kulturave te Komunave.

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit