11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

O’Connell i gatishmëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet lokale të Prizrenit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e vjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këtë rast ai ka pohuar se nuk u referohet vetëm ndërtesave, por edhe kulturës së jetesës, që sipas diplomatit britanik është unike për Kosovën, por edhe më gjerë.

O’Connell të hënën ka qëndruar në Prizren, ku pos tjerëve ndarazi ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryesuesin e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore, Arbnor Morina.

Ambasadori britanik pas takimit me Haskukën para gazetarëve ka përkujtuar se Britania e Madhe dhe Prizreni kanë bashkëpunuar në të kaluarën në fushat e ndryshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, transparencën e demokracisë lokale, ndërkohë që në vitet e fundit ka pasur një përqendrim në përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore…

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Inzaghi: Gjashtë trofe për tri vjet nuk janë pak

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ndihet i lumtur me fitoren e mbrëmshme në derbin e qytetit, i cili njëherësh ia siguroi edhe titullin e...

Lajmet e Fundit