6.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Pas sëmundjes, rikthehet në panair Fatos Kongoli

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është rikthyer në panairin e radhës të librit i cili u hap sot. Rikthimi i tij, është në lajm i mirë pas sëmundjes së rëndë që ai kalo duke qëndruar për disa kohë edhe në spital.

Në ditën e parë të Panairit të Librit, Faos Kongoli është parë në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena”, e cila është edhe botuese e librave të tij.

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30-vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Më Shumë

Sulmohet fizikisht  një person në Suharekë

Një person është sulmuar fizikisht  nga dy të tjerë në Suharekë. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, dhe...

Vajza “bisedon” me nënën e vdekur duke përdorur inteligjencën artificiale, thotë se rezultatet ishin të “frikshme”

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas ishte e dëshpëruar për një rrugëdalje për të tejkaluar pikëllimin e saj, shkruan Sky News. “Kur jeni...

Lajmet e Fundit