5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

PDK-AAK akuzojnë Drejtorinë e Arsimit në Prizren për punësim pa konkurs

Përfaqësues të degëve të PDK-së dhe të AAK-së në Prizren, të enjten, kanë akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit se pa konkurs ka dërguar në marrëdhënie pune një mësimdhënëse në njërën prej shkollave të qytetit.

Ata kanë shprehur publikisht qëndrimin se pas lirimit të një vendi të punës në ShFMU “Emin Duraku”, nga DKA-ja është dërguar një mësuese që të punojë, pa u shpallur konkursi. Mirëpo pretendimet e partive opozitare janë hedhur poshtë nga udhëheqësja e DKA-së, që ka theksuar se në këtë rast nuk bëhet fjalë për themelim të marrëdhënies së punës pa konkurs publik, pasi që mësimdhënësja në fjalë është në listën e pagave të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe se është angazhuar përkohësisht në shkollën “Emin Duraku”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka shprehur qëndrimin se DKA-ja ka dërguar në shkollën e lartpërmendur një mësuese, të pranuar pa konkurs.

“Pas lirimit të një vendi pune në shkollën ‘Emin Duraku’ nga DKA-ja në Prizren është dërguar një mësuese, inicialet e së cilës janë A. C., e cila është pranuar pa konkurs dhe vazhdon të punojë. A është ky standard, i cili është premtuar nga koalicioni në pushtet i udhëhequr nga VV-ja?”, ka thënë Totaj.

Ai ka shtuar se rastin e ka të konfirmuar, dhe ka nënvizuar se praktika të tilla nuk duhet të ndodhin në arsimin e Prizrenit.

Më Shumë

Brahim Diaz vendos të përfaqësojë Marokun

Sulmuesi i Real Madrid-it, Brahim Diaz, ka vendosur të ndryshojë kombëtaren nga Spanja te Maroku, sipas raporteve të shumta. 24-vjeçari, i cili ka lindur në...

75 vjet nga vdekja e Vinçenc Prennushit, u shua në qelinë e burgut të Durrësit

Më 19 mars të vitit 1949, iu shua fryma në qelinë e burgut të Durrësit, kryeipeshkvit të këtij qyteti, imzot Vinçenc Prennushit.   Kushtimi ndaj besimit...

Lajmet e Fundit