10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Për 10 vende pune në TKK konkurruan 60 aktorë

Në fund të muajit të kaluar u bë e ditur se pjesë e ansamblit rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës, sipas një komisioni përzgjedhës, do të jenë edhe 10 aktorë të rinj.

Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Armend Ismajli, Armend Baloku, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Arta Selimi, Semira Latifi, Majlinda Kosumoviq dhe Albulena Kryeziu janë aktorët e rinj që tash e tutje do të ngjitën më shpesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, krahas atyre më të vjetërve që ishin gjithsej 18.

Pra tani ansambli rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës i ka 28 aktorë, por disa prej tyre brenda pak vitesh pritet të pensionohen.

Nëse i hedhim një sy kësaj liste vërejmë se kemi të bëjmë me një laramani moshash, përvoje skenike dhe njohje në publik. Disa prej tyre p.sh Ardian Morina, Ylber Bardhi apo Teuta Krasniqi janë të njohur për publikun edhe nëpërmjet ekranit, të tjetër janë afirmuar në akademi e në teatro më të vogla të vendit.

Sipas drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, që njëkohësisht ishte edhe pjesë e komisionit përzgjedhës, bashkë me Bajrush Mjakun, Alban Ukajn, Ilir Bokshin dhe Fadil Hysajn, për këto 10 pozita kishin konkurruar rreth 60 aktorë.

“10 aktorë të rinj janë zgjedhur nga 60 konkurrentët që kanë qenë pjesë e konkursit. Kjo është një gjë e mirë për teatrin, por gjithashtu duhet ta themi që me këta 10 aktorë nuk zgjidhet tërësisht e as ligjërisht problemi i teatrit.

Sigurisht që ka aktorë të shkëlqyer që nuk kanë konkurruar me këtë rast dhe po ashtu ka nga ata që i janë nënshtruar konkursit dhe audicionit e që pa dyshim e kanë vendin në ansambël.

Teatri do të bëj përpjekje të vazhdueshme për kërkuar edhe një mundësi të tillë sa më parë në mënyrë që t’i ketë më së paku 30 aktorë në trupën rezidente ashtu siç e parasheh edhe Ligji për teatrot.

Punësimi i 10 aktorëve shtesë sa më parë do ta krijonte mundësinë që TKK-ja të mund ta mbështesë repertorin pothuajse tërësisht në ansamblin e vet. Deri atëherë natyrisht që angazhimi i aktorëve nga jashtë si duket do të jetë i pashmangshëm”, tha ai.

Dihet se pozita në ansamblin rezident është pak a shumë një vend pune për të cilin aktori paguhet me pagë, por sipas drejtorit artistik pjesëtarët e ansamblit duhet ta shohin këtë pozitë më tepër si privilegj dhe mundësi për tu afirmuar.

“Kemi pasur raste në të kaluarën që aktorët rezident t’i ikin përgjegjësive që kanë si anëtarë të ansamblit. Nuk do të duhej të ndodhte që pozita e aktorit në TKK të konsiderohet një vend pune ku aktori merr pagë deri në pensionim duke u ikur përgjegjësive dhe detyrimeve që vijnë me atë pozitë dhe duke mos dhënë llogari për (mos)angazhimin që përcaktohet me rregullore.

Të jesh aktor i ansamblit të një teatri kombëtar duhet të konsiderohet si privilegj dhe mundësi për t’u avancuar dhe në momentin kur shpërfillen nevojat e TKK-së dhe detyrimet, TKK-ja duhet të sigurohet që t’u lëshohet vendi aktorëve të cilët dinë, munden dhe janë të denjë dhe të gatshëm për ato vende pune, e të tillë që nuk janë në ansambël e që presin mundësinë për ta dëshmuar veten ka sa të duash”, përfundoi ai.

Një nga aktorët e reja të ansamblit, Albulena Kryeziu, tregon për KosovaLive sa e rëndësishme ishte për të që të bëhej pjesë e ansamblit rezident të këtij teatri.

“Për mua është një nder i madh të jem pjesë e ansamblit rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës, pasi që siç e dimë është institucion më i lartë shtetëror i artit dramatik. Ndjehem e plotësuar sepse ky ka qenë qëllimi im qysh kur kam qene studente”, tha ndër të tjera ajo.

Energjia dhe freskia e aktorëve të rinj që i janë bashkuar Teatrit Kombëtar pritet të vërehet qysh në fillim të sezonit të ardhshëm, në shtator, atëherë kur do të vihen në skenë shfaqjet e reja. /KosovaLive/

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit