10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Për gurin e betimit e pimë gjakun tonë

Autori: Qazim Thaçi

(Poezi e lexuar dhe  shpërblyer me çmimin e parë në Manifestimin Ditët e Lidhjes në Prizren)

Në Besëlidhje a lindin kopilë të kohës,
pyesin historianët
Si ti them Abdylit , Ymerit, Sylemanit
e shumë të tjerëve
Se Prizreni ende frymon nëpër kohë
me fener Bimbashi
Eshtrat e Musa Shehzades,
po i kërkojnë në Lumëbardhë
Ku t’i gjejmë e të bëjmë
gurin e besimit atdhetar
Diellit t’i besojmë se ka jetë e shumë dashuri
edhe kur bie shi
Në Prizrenin e vrapueses nga ajo lashtësi
si Sozi Vereni
Bashkërisht të rrugëtojmë drejtë
dhembjes të detit Jon
Tek kala e Kaninës të bëjmë betimin
se gjakun tonë ta pimë
Për të folur të parën gjuhë të këtij dheu
që ende na mbulon
E betimin ia japim si bekim për lindje e për vdekje
deri në Atdhe

Shifra”Po kërkojë gurin e besimit atdhetar”

Më Shumë

Lajmet e Fundit