4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Për shënimin e 550 vjetorit të Skënderbeut 500 mijë euro

Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e n e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Edhe pse kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj ishte që të ndahen 943 mijë eurove, Qeveria ndau 500 mijë.

Haradinaj tha se janë një numër aktiviteteve për ta shënuar vitin gjithëkombëtar ku sipas tij 250 mijë euro do të jenë për restaurimin e kishës së Skënderbeut në Prizren dhe paratë tjera për aktivitete tjera që do të bëhen në vitin e Skënderbeut.

Ministri i Financave Bedri Hamza kërkoi që për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin të planifikohen.

Sipas Hamzës të respektohet Ligji i buxhetit që përcakton qartë kërkesën prej rezervave.

Hamza tha se duhet të kihet kujdes për kërkesat e ardhshme se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot miratoi draft konceptin e dokumentuar për pagat që realizohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se është kohë e gjatë që është pritur të vjen në diskutim dokumenti për pagat.

“Është interesim i madh i të gjithë kategorive. Kemi paralajmërime për greva si ai i arsimit. Ky është një lajm i mirë se institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht obligimin që kanë ndaj kësaj teme”, tha Haradinaj.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se koncept dokumenti i pagave synon të bëjë një sigurim unik të gjitha pagat.

Sipas tij sistemi aktual i pagave nuk siguron pagë të barabartë për punën e njëjtë. Ky dokument është gjithëpërfshirës për vendosjen e sistemit të pagave për gjithë të punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit.

Yagcilar tha se rritja e pagës do të bëhet në bazë te GDP së dhe të përvojës së punës. Duke folur për këtë dokument ministri Hamza tha se kjo është një prej reformave më të rëndësishme dhe pjesë kontraktuale e raporteve me BE në. Ky koncept dokument do të këtë kosto shtesë prej 62 milionë për kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Qeveria po ashtu ka ndarë mjete në vlerë prej 75 mijë euro për Doganën e Kosovës.

Më Shumë

S`ka rroga, ndërrimi i parë i punëtorëve të `Trepçës` bojkoton punën

Ndërrimi i parë i punëtorëve në Trepçë nuk kanë punuar sot për shkak se ende nuk i kanë marrë pagat e plota, njofton RTKlive. Disa...

56 vjet nga vdekja e novelistes amerikane, Edna Ferber

E quajtur “Novelistja më e madhe amerikane e kohës së saj”, novelistja dhe dramaturgja fituese e çmimit Pulitzer, Edna Ferber vdiq 55 vjet më...

Lajmet e Fundit