13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përcaktohen tarifat që mediat duhet të paguajnë për të shfrytëzuar muzikën për transmetim

Pas afër 5 viteve të negociatave mes Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave APIK dhe mediave, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është nënshkruar sot marrëveshja për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediet, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtat e autorit, bëhet ditur përmes një komunikate për media.

“Katër kanalet e Radio Televizionit të Kosovës do të paguajnë shumën vjetore prej 30 mijë euro tarifë të përgjithshme për të pasur të drejtë të shfrytëzojë muzikën për transmetim. Televizionet me frekuencë kombëtare do të paguajnë nga 6000 euro në vit tarifë, televizionet regjionale 1200 euro tarifë vjetore, TV-të lokale 600 euro, kanalet kabllore muzikore 2400 euro, kanalet tjera kabllore 1800 euro, radiot nacionale 3600 euro, ato regjionale 720 euro, radiot lokale 480 euro, TV-të dhe radiot me fuqi të ulët do të paguajnë 240, respektivisht 180 euro”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Në bazë të marrëveshjes, këto shuma do t’i paguhen shoqatës APIK, e cila përfaqëson repertorin vendor dhe të huaj i cili shfrytëzohet në territorin e Republikës së Kosovës. Mediat obligohen që të aplikojnë për marrjen e lejes në shoqatë. Materialet mund të shfrytëzohen vetëm në bazë të licencës për transmetim të cilët ato i posedojnë nga Komisioni i Pavarur për Media. Çdo tejkalim i kompetencës apo transmetim jashtë licencës do të jetë subjekt i shkeljes së të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje po krijohet një sistem i ri edhe për autorët e këngëve edhe për producentët e tyre.

“Nënshkrimi i marrëveshjes për Tarifat e Përgjithshme për shumat e kompensimit që duhet të paguajnë mediat, përkatësisht televizionet dhe radiot, për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, është hap historik për vendin në kuadër të krijimit të një sistemi funksional të së drejtës së autorit, ku autorët, producentët dhe performuesit në bazë të kësaj marrëveshje do të kompensohen për shfrytëzimin e veprave të tyre nga ana e mediave”, ka thënë Gashi.

Ministri e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes dhe e konsideroi jashtëzakonisht të rëndësishme pasur parasysh rëndësinë e mbrojtjes së kreativitet dhe kompensimin e autorëve për punë e tyre që bëjnë.

“Unë si Ministër, nga fillimi i mandatit kam takuar përfaqësuesit e Shoqatave dhe kam kërkuar që sa më parë të arrihen marrëveshje për tarifat e përgjithshme për shfrytëzimin e të drejtës së autorit, dhe sot e përshëndes arritjen e kësaj marrëveshje për fushën e muzikës dhe kërkoj që të vazhdohet me arritjen e marrëveshjeve për tarifat e përgjithshme me shfrytëzues tjerë të drejtave të autorit”, u shpreh ndër të tjera Gashi.

Florent Boshnjaku, nga Shoqata për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, shprehu bindjen se marrëveshja do të ndikojë në zhvillimin e tregut muzikor.

“Mendoj se është dite e madhe për gjithë vendin, sepse nga sot të gjithë jemi palë përfituese të këtij procesi edhe mediumet të cilat e kanë dhënë energjinë e vet dhe mediumet të cilat në baza ditore ndihmojnë që puna e artistëve, krijuesve interpretivë, producentëve, të shfaqet, pra është një interes i përgjithshëm i dyanshëm. Mendoj që fillimi i këtij procesi do të hap shumë rrugë të tregut muzikor për zhvillimin e mediumeve që të krijohet një sistem sa më i mirë dhe më profesional i punës të cilën në e bëjmë”, ka thënë Boshnjaku.

Ndërkaq, Fazli Veliu, përfaqësues i Institutit të Mediave të Kosovës, tha se shpreson që mediat do ta respektojnë marrëveshjen.

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit