11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Përfundon protesta e veteranëve para Rektoratit

RektoriatiPërfaqësuesit e OVL të UÇK-së dhe shumë familjarë të tjerë të këtyre kategorive janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të protestuar siç kanë paralajmëruar.

Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së dhe shumë familjarë të tjerë të këtyre kategorive janë mbledhur para Rektoratit të UP-së për të protestuar siç kanë paralajmëruar me kërkesës për regjistrimin e rreth një mijë studentëve në UP.

Organizatorët e protestës thanë se rektori Ramazan Zejnullahu nuk e përfilli Memorandumin e zbatuar tash e 10 vjet.

Ata kanë paralajmëruar se vendi nuk do të ketë qetësi e as rehati, dersia të regjistrohen të gjithë studentët.

Po ashtu kanë porositur që Qeveria e ardhshme të ketë kujdes kur t`i zgjedhë përfaqësuesit e siç kanë thënë, institucioneve të ndjeshme siç janë Prokurori, Rektori etj.

Ata e kanë kërkuar dorëheqjen e Rektorit.

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit