10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përfundon ‘SculpFest’ në Prizren

“SculpFest” ka përfunduar mbrëmë edicionin e katërt, i cili është organizuar në kuadër të Autostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor). Pikë referente e mbrëmjes së parë të festivalit ishte kalldrëmi, që përbën identitetin historik të rrugëve të Prizrenit.

Në mbrëmjen e 1 Majit rruga Marin Barleti, zonë historike e qytetit të Prizrenit, u shtrua me 20.000 kalldrëme nga akulli, brenda të cilave ishin ngrirë rrëfime të shkruara nga qytetarët, duke rikthyer në Prizren 20.000 thesare shpirtërore.

Kjo natë, pjesë e kampanjës “Kalldrëm”, u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, për të vazhduar me muzikë, interpretuar nga Ilir Bajri, Fation Miftari,Tomor Kuçi, Visar Kuçi, Enes Bajramliq dhe Labinot Sponca. Me këtë rrugë të re të shtruar, Prizreni u bë urë lidhëse mes kohës së shkuar dhe të tashmes. Nga skena e ngritur para një objekti të vjetër historik, të pranishimit shijuan interpretimin e artistëve dhe patën mundësi të lexonin rrëfimet që ishin të ngrira brenda kubeve të akullit.

Mbrëmja e dytë solli eventin bashkëkohor “Parking”, që në mënyrë metaforike paraqet një gjendje aktuale të ndalimit, me qëllim të një nisjeje të re të projekteve bashkëkohore në kuadër të Autostrada Biennale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor).

Në këtë event u hap dera e Autostradës Biennale e cila do të filloi ne vitin 2017. Në hapësirën e parkimit publik, tre kate nën tokë, përgjatë 5 orëve pati prezantime të artistëve, veprat e të cilëve bazohen mbi perceptime sociale. Kjo galeri-parkim, mbrëmë u shëndrrua në hapësirë tejet provokuese, si një tension publik që rritet ngadalë për të propozuar forma të reja të komunikimit nëpërmjet artit emergjent dhe strukturave të vjetra konvencionale artistike në Ballkan.

Artistët sollën copëza hulumtimesh personale nëpërmjet performancave si: “Koncert në vitin 2014”- video art nga Coony Karlsson Lundgren (Suedi), “Project which is not a project” nga Obssesive Possessive Aggression-OPA (Maqedoni), Skulpturë performancë “New Life” nga Ozan Unal (Turqi), video instalacioni ‘’Reflektimi i karakterit” nga Agron Blakcori(Kosova), performancë instalacion “Movements: white” nga Sanja Latinovic dhe Ranko Djankovic (Serbi) , video instalacion “Reflexion” nga Shpend Havolli (Kosova), performance “Between” nga Boban Anastasi (Shqiperi) si dhe veprat “Post Fata Resurgo” dhe “Histeri removing” nga DyZeroTre – Stefano Romano (Itali). Kjo ngjarje që synon të tregojë se arti bëhet gjithmonë nga zero, u realizua me partnerin kuratorial M.A.M. Foundation me kurator Klod Dedja.

Në ditën e tretë është mbajtur punëtoria “Arti bashkëkohor në një mjedis të shëndoshë” nga Kold Dedja dhe Stefano Romano. Ky edicion është një nismë për shfrytëzimin e hapësirave alternative për organizimin e eventeve të ndryshme në kuadër të artit bashkëkohor që do të shërbejë për promovim të hapësirave dhe objekteve të vjetra që kanë vlera të trashëgimisë kulturore.

Në objektin historik të Hidroelektranës u mbajt debati “Rëndësia e përdorimit të ndërtesave të vjetra si hapësira alternative për art bashkëkohor”, me panelistë: Senat Haliti, Arkitekt (CHwB) Fitore Isufi (KOJA) – Artiste (Autostrada Biennale), Nora Arapi Krasniqi – Arkitekte (Ministria e Kulturës), Ema Andrea – Drejtoreshë (M.A.M. Foundation), dhe Fisnik Minci – Moderator. Ky debat u realizua në bashkëpunim me Trashëgimia Kulturore pa Kufijë (CHwB).

Ndërkaq me përfundimin e “SculpFest” nga sot fillojne përgaditjet për edicionin e parë të Autostrada Biennale (International Contemporary Art Biennale) i cili do te mbahet ne vitin 2017. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Lajmet e Fundit