5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përkujtohet figura e mësuesit dhe patriotit Ibrahim Femiu

if-620x330Në amfiteatrin e UPZ “ Ukshin Hoti” në Prizren, nën patronatin e kryetarit Muja, është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar, Ibrahim Fehmiut, mësues dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Pjesë e kësaj akademie ishin personalitete të shumta nga fusha të ndryshme,zyrtarë të institucioneve, studentë dhe dy djemtë e Ibrahim Fehmiut, Fatmiri dhe Arsimi.Në fjalën e tij të rastit, kryetari i komunës së Prizrenit, dr. Ramadan Muja, tha se Ibrahim Fehmiu, ishte atdhetar i paepur dhe mësues i shquar, ndërsa atë e cilësoi si figurë markante në zhdukjen e analfabetizmit përmes arsimimit dhe edukimit të shumë brezave.

Ndërkaq, akademik Pajazit Nushi, në një kumtesë të tij kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit Fehmiu,tha se ai me angazhimet konkrete në periudha të errëta për kombin tonë, la pas vetes një kapital të madh në ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Drejtori komunal i arsimit, Nexhat Çoçaj, rrëfeu para të pranishmëve për një ngjarje gjatë kohës, kur Ibrahim Fehmiu ishte sekretar i Prefekturës së Krumës, duke u angazhuar në arsimimin e të rinjëve kosovar të cilët ishin dëbuar nga trojet e stërgjyshërve të tyre, e më pas ata i dhanë shumë kulturës, historisë dhe vlerave kombëtare.

Në emër të familjes, organizatorët i falëndëroi djali i Ibrahim Fehmiut, Arsimi,duke shtuar se arsimimi dhe edukimi i brezave duke mos harruar historinë tonë të dhimbshme duhet të na përcjellë gjithë jetën.Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program artistik me recital dhe pika muzikore.Mësuesi dhe atdhetari, Ibrahim Fehmiu, i lindur në Gjakovë në vitin 1892, kishte ndërruar jetë me 18 dhjetor të vitit 1951, në moshën 59 vjeçare në Prizren, ku edhe ishte varrosur…/TV Prizreni/

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit