13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përkujtohet Shpend Goranci

Profesori i artit figurativ, Shpend Goranci, është vlerësuar lartë, në një vjetorin e vdekjes.

Ai, deri me 15 prill do të jetë prezent përmes pikturave te Hamami i Gazi Mehmet Pashës në Prizrenit.

Piktori Enver Hoxha, tha se Goranci ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin e artit bashkëkohor kombëtar.

Shpendi ka edukuar dhe arsimuar breza të tërë artistësh”, tha ai.

Edhe artistja, Besa Çejku, e vlerësoi lartë jetën dhe veprën e mikut të saj të ndjerë .

Në emër të familjes, përplot emocione janë paraqitur vëllai i të ndjerit, Osman Goranci, dhe djali i xhaxhait, Kemeroni, të cilët kanë falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë aktivitet kulturor, kushtuar familjarit të tyre i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë artistike.

Shpend Goranci, ishte profesor në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Ai, ndërroi jetë në vitin e kaluar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit