8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Përplasje për konkursin e drejtorëve në Prizren

Konkursi për drejtorë të shkollave në Prizren ka përplasur dy sektorët komunal, atë të arsimit dhe të administratës publike në Prizren, derisa është kërkuar edhe interpretim ligjor rreth asaj nëse janë respektuar dispozitat ligjore të MASHT-itpër ligjshmërinë e tij, të shpallur 10 ditë më parë.

Zyra e Personelit që vepron në kuadër të Administratës në Prizren, në mbështetje të Ligjit për Shërbyesit civil, më 16 korrik e ka shpallur konkursin për drejtor dhe zv.drejtor të shkollave në Prizren.

Në Drejtorinë Komunale për Arsim (DKA ) në Prizren, thanë se kanë kërkuar nga MASHT sqarime nëse janë respektuar dispozitat ligjore të MASHT-it.

“Kemi kërkuar sqarime para shpalljes së Presim që këto ditë të kemi një qëndrim ndërministror dhe nga MASHT”.

Nexhat Çoçaj, drejtor i DKA-së, ka thënë se sektori të cilin e drejton me 3 korrik ka kërkuar sqarime nga sekretari i përhershëm i MASHT, pastaj sekretari i Kryeministrisë, nëse ka të drejtë Zyra e Personelit ta bëje shpalljen e konkursit apo në këtë rast duhet të zbatohet Ligjit i Arsimit Parauniversitar, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës 1.5 vjet pas aprovimit të Ligjit për Shërbyesit civil.

“Pavarësisht se për dy javë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje, me 23 korrik kemi marrë një informacion se Zyra e Kabinetit të MASHT-it ka autorizuar Inspektoratin e Arsimit në Prizren rreth ligjshmërinë së këtij konkursi dhe kështu është vepruar, ndërsa është kërkuar edhe anulimi i konkursit për shkak të mosrespektimit të Ligjit Parauniversitar”, ka thënë ai.

Sipas Çoçajt, këtu bëhet fjalë për punëtorët që punojnë me ligjin e arsimit, ndërsa kështu është vepruar edhe në rastin e mëparshëm për sekretar shkollash, meqenëse pagesat bëhen nga buxheti i arsimit në kodin e shërbyesve profesional e jo civil.

Ndryshe prej kësaj që thotë drejtori i DKA-së thanë në Drejtorinë e Administratës (DA). Ata pranojnë se kanë pasur një vizitë nga inspektorati i arsimit, por janë sqaruar për konkursin, ata nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët e shërbyesi civil

Drejtori i DA-së Ilir Baldedaj ka thënë për “Zërin” se para shpalljes së konkursit ky sektor është konsultuar me sekretarin permanent të Ministrisë së Administratës Publike (MAP) dhe me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në kuadër të MAP-it, të cilat për këtë sektor .mund te merren si vendime të Gjykatës Kushtetuese.

“Paraprakisht ne kemi konsumuar aspektin ligjor. Jemi konsultuar me Këshillin e Pavarur në MAP që analizon të gjitha konkurset dhe ankesat”, ka thënë ai, teksa ka sqaruar se në interpretimin e Zyrës ligjore të MAP-it del se menaxherët e shkollave dhe QKMF-ve janë shërbyes civil .
Baldedaj ka sqaruar se njëjtë sikur me drejtorët e shkollave është vepruar edhe në rastin e zgjedhjes së drejtorit të QKMF-së në Prizren, të cilin nuk e ka zgjedhur Drejtoria e Shëndetësisë, por Zyra komunale e Personelit në Prizren.

Sipas tij, në dy raste kur nuk është vepruar kështu, konkurset në shkolla janë anuluar, sikurse ka ndodhur në shkollën e mesme ekonomike “Ymer Prizreni” dhe në atë fillore “Mustafa Bakiu”.

Baldedaj ka thënë se shpallja e konkursit për drejtorë nga Zyra e Personelit e jo nga ajo e Arsimit është rasti i parë që ndodh në vend dhe kësisoj tashmë duhet të veprojnë edhe komunat tjera.

Në anën tjetër partia opozitare “Nisma” në Prizren ka reaguar rreth konkursit për drejtorë dhe zv/drejtorë, të cilin e pasi e ka cilësuar si ‘politik’ ndër tjera ka thënë në këtë konkurs bëhet fjalë edhe për mosmarrëveshje në mes të Zyrës se Personalit dhe Drejtorit të DKA – së , se kush duhet ta shpall dhe ta menaxhoj konkursin./Zëri

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit