13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përurohen investimet në shkollën e Mushnikovës (Video)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarin e Komunës, Eshref Memaj, drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi dhe të pranishmit e tjerë, bënë përurimin e përfundimit të punimeve për ndërtimin e hapësirave që do të përdoren për kabinete dhe qëllime tjera të nevojshme për shkollën në Mushnikovë, që u ndërtuan në nënkulmin e objektit shkollor.

Në kuadër projektit u realizua instalimi i rrjetit elektrik, instalimi i rrjetit të ngrohjes qendrore, ujësjellësit, kanalizimit, izolimi termik i kulmit, si dhe punimet ndërtimore dhe zejtare të nevojshme për realizimin me sukses të këtij projekti.

Gjatë ceremonisë së përurimit pati edhe program festiv të organizuar nga shkolla, ku nxënësit me këtë rast performuan duke kënduar, vallëzuar dhe recituar.

NË SHKOLLËN E MUSHNIKOVËS PËRUROHET NËNKULMI I SHKOLLËS DHE NXEMJA QENDRORE

NË SHKOLLËN E MUSHNIKOVËS PËRUROHET NËNKULMI I SHKOLLËS DHE NXEMJA QENDRORE

Gepostet von RTV BESA am Freitag, 22. November 2019

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Lajmet e Fundit