12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Përurohet në Prizren shërbimi pedagogjik-psikologjik parauniversitar

Autoritetet komunale të Prizrenit, të martën, kanë përuruar Shërbimin pedagogjik-psikologjik, i cili është vendosur në ndërtesën afër Drejtorisë së Arsimit.

Sipas tyre, në këtë shërbim në saje të përkrahjes së OJQ-ve do të jenë të angazhuar rreth 20 profesionistë, që krahas nxënësve e mësimdhënësve do t’i ofrojnë përkrahje edhe komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në të njëjtën kohë kanë theksuar se përmes këtij shërbimi do të punohet për krijimin e një ambienti më të favorshëm në shkollat e Komunës së Prizrenit, që do të mundësojë mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.

Drejtori komunal i Arsimit, Skënder Susuri, ka sqaruar se në këtë qendër do të jenë të stacionuar 5 psikologë, të angazhuar në saje të marrëveshjes me “Caritas Kosovën”.

“Nga 1 janari do të kemi edhe 5 psikologë, falë politikave të ministrit të MASHT-it, Shyqeri Bytyqi. Aktualisht i kemi edhe 7 psikologë dhe pedagogë në rrjetin shkollor. Kemi edhe të punësuar të tjerë në bashkëpunim me OJQ-të. Pra, janë dikur rreth 20 të punësuar, që në forma të ndryshme janë në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve, por edhe të komunitetit”, është shprehur Susuri.

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Kurti pranon nga Nagavci raportin e teksteve të rishikuara për klasat 1-9

Kryeministri Albin Kurti e konsideron thelbësor rishikimin e teksteve shkollore për cilësinë e arsimit dhe edukimit në Kosovë. Këtë deklaratë ai e ka bërë...

Dhimbja

Lajmet e Fundit