10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Përurohet shkolla e mesme në Shirokë të Suharekës

Përurohet shkolla e mesme në Shirokë të TherandësMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përuruar të hënën objektin e Shkollës së Mesme Profesionale në Shirokë të Suharekës, e cila është investim i MASHT-it.

Ministri Buja, me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e ambientit të mirë shkollor. “Objektet e reja shkollore ndikojnë pozitivisht në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe këtu mund të flasim edhe për cilësinë e avancuar”, ka thënë ministri Buja.

Përveç ndërtimit të shkollave të reja, ministri Buja ka theksuar se është bërë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe në këtë drejtim ka përmendur kurrikulën e re. “Ju e dini se Kurrikula jonë është bërë shembull edhe për rajonin, ndërsa Shqipëria e ka imituar qind për qind”, ka theksuar Buja dhe theksoi se kjo shkollë, për të cilën MAShT ka investuar 2,287.467.14 euro dhe 55 mijë euro të tjera për inventarë, do të nxjerrë kuadro jo vetëm për tregun kosovar, por edhe për atë jashtë vendit.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Suahrekës, Sali Asllani, ka falënderuar MASHT-in për këtë investim dhe ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të shkollave të reja, me theks të veçantë shkollave profesionale.

Hapësira e objektit shkollor ka një sipërfaqe bruto prej 6,318.90 m², me sallë të edukatës fizike, si dhe terrenet e jashtme sportive, hapësirat gjelbëruese, etj.

Objekti shkollor i ka 20 dhoma të mësimit, tetë kabinete (laboratorë), katër laboratorë, sallën e arsimtarëve, kthinat administrative, kthina e bibliotekës me leximore, kthina e psikologut, kthina e mjekut të shkollës, kthina të personelit, bufeja e shkollës, si dhe hapësira tjera përcjellëse. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit